Mjekësi e përgjithshme

maj52021

Kanceri i prostatës. Një test i ri urine për ta identifikuar dhe për të parashikuar agresivitetin e tij

Sipas një studimi të botuar në "Cancers", një test i ri eksperimental, i njohur si ExoGrail, mund të tregojë jo vetëm praninë e kancerit të prostatës, por edhe agresivitetin e sëmundjes dhe mund të reduktojë me 35% numrin e biopsive të panevojshme për kancer të prostatës. "Testet më të përdorura për kancerin e prostatës përfshijnë analizat e gjakut, ekzaminimin dixhital të zorrës së trashë, MRI-në ose biopsinë invazive. Sidoqoftë, mjekët përpiqen të parashikojnë se cilat kancere do të bëhen agresive, duke vështirësuar për shumë burra të vendosin për trajtimin", shpjegon Dan Brewer, nga Shkolla e Mjekësisë Noruiç në Universitetin e Anglisë Lindore, i cili drejtoi grupin e punës.

Studiuesit e zhvilluan testin e ri të urinës duke kombinuar dy burime bioshenjuesish, përkatësisht matjen e një shënjuesi proteinik të quajtur EN2 dhe nivelet e shprehjes gjenike të 10 gjeneve të lidhura me rrezikun e kancerit të prostatës dhe duke u mbështetur në dy teste të zhvilluara më parë, PUR dhe ExoMeth. Ekspertët e vlerësuan testin duke përdorur mostrat e urinës të 207 pacientëve që kishin bërë biopsi të kancerit të prostatës në Norfolk dhe në Spitalin Universitar të Noruiçit (NNUH). Kur rezultatet e testit të urinës u krahasuan me ato të biopsisë, u vu re se testi i ri kishte treguar me sukses se cilët pacientë kishin kancer të prostatës dhe cilët jo. ExoGrail-i ka siguruar gjithashtu rezultatet e rrezikut për pacientët dhe theksoi ata për të cilët do të ishte e dobishme një biopsi invazive.

Sipas studiuesve, rezultatet tregojnë se përdorimi i informacioneve që vijnë nga burime të shumta të bioshenjuesve jo-invazivë ka potencialin për të përmirësuar shumë mënyrën e vlerësimit të pacientëve me kancer të prostatës të dyshuar, para një biopsie invazive. "Pasja e testeve jo invazive që mund të tregojnë me saktësi se sa agresiv është kanceri i prostatës, jo vetëm që pakëson numrin e burrave që duhet t'iu nënshtrohen biopsive të dhimbshme, por garanton gjithashtu zgjedhjen më të shpejtë të trajtimeve për pacientin", përfundon Brewer.


Cancers 2021. Doi: 10.3390/cancers13092102
https://doi.org/10.3390/cancers13092102


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>