Mjekësi e përgjithshme

sht222021

Shtimi i rrezikut kardiovaskular te pacientët e trajtuar me tiroidektomi dhe shtypje të TSH-së

Mosfunksionimi i tiroides shoqërohet me një shtim të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare (CVD) në popullatën e përgjithshme; megjithatë, mbetet e diskutueshme nëse trajtimi i karcinomës së diferencuar të tiroides (DTC), përfshirë tiroidektominë dhe shtypjen e hormonit stimulues të tiroides (TSH), shton më tej rrezikun për CVD. Një studim i kohëve të fundit i kryer nga studiuesit koreanë, kishte për qëllim të vlerësonte rrezikun kardiovaskular te pacientët me DTC. Autorët, të koordinuar nga EunKyung Lee (Qendra Kombëtare për Kancerin e Tiroides në Seul), bënë një rishikim të studimeve vëzhguese të indeksuara në MEDLINE, EMBASE dhe VVeb of Science për lidhjet që ekzistojnë midis rezultateve DTC dhe CV.

Në rishikim janë përjashtuar studimet që i vlerësuan sëmundjet kardiovaskulare si sëmundje shoqëruese para diagnostikimit me karcinomë të tiroides dhe ata që praktikuan mbikëqyrje aktive në vend të tiroidektomisë, si një ndërhyrje terapeutike. Vlerësimet e rrezikut u grumbulluan duke përdorur modele të efekteve të rastësishme dhe fikse, kur tre ose më shumë studime raportuan rezultatin që ishte me interes për studimin. U ekzaminuan gjithashtu parametrat ekokardiografikë dhe hemodinamikë. Pas fazës së përzgjedhjes, 18 studime u përfshinë në analizën sasiore (193 320 raste me DTC dhe 225,575 kontrolle të shëndetshme). Karcinoma e tiroides u shoqërua me një rrezik në rritje për:


a) fibrilacion atrial (raporti i rrezikut të grumbulluar [RR] = 1.55 [95% interval besimi: 1.30-1.84]);

b) sëmundje koronare të zemrës (RR = 1.10 [1.00-1.21]);

c) aksidente cerebrovaskulare (RR = 1.15 [1.09-1.20]);

d) vdekshmëri për të gjitha shkaqet (RR = 1.95 [1.03-1.69]).


Gjithashtu, DTC-ja u shoqërua me vlera më të larta të:

a) presionit diastolik të gjakut (diferenca mesatare e standardizuar [SMD], 0.22 [0.01-0. 42]);

b) rrahjeve të zemrës (0.37 [0.17-0.57]);

c) indeksit të masës ventrikulare të majtë (0.66 [0.45-0.88]);

d) trashësisë së septumit interventrikular (0.91 [0.33-1.49]).


DTC-ja u shoqërua edhe me norma më të ulëta të mbushjes ventrikulare të hershme dhe të vonë (-0.42 [-0.79- (-- 0.05)]), por nuk tregoi asnjë lidhje me fraksionin e nxjerrjes. Në dritën e këtyre të dhënave, autorët përfundojnë se "pacientët me DTC janë në rrezik të shtuar për fibrilacion atrial, sëmundje kardiovaskulare, shtim të rrahjeve të zemrës dhe zhvillim të masës ventrikulare të majtë".


 
Arturo Zenorini

J ClinEndocrinolMetab. 2021 Aug 4. Doi: 10.1210/clinem/dgab576. [Epubahead of print]
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/34347085/ 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>