Mjekësi e përgjithshme

shk22023

Celiakia shton rrezikun për probleme kardiovaskulare

Sipas një studimi të publikuar në "BMJ Medicine", njerëzit me celiaki edhe nëse kanë më pak faktorë rreziku të njohur për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, kanë më shumë mundësi të preken nga këto sëmundje.

"Ky studim thekson rëndësinë e sëmundjeve kardiovaskulare si një ndërlikim i mundshëm i sëmundjes celiake. Edhe pse nevojiten kërkime të mëtejshme për të zbuluar më shumë mbi këtë lidhje", tha autorja kryesore e studimit Megan Conroy nga Universiteti i Oksfordit në Britani.

Për të zbuluar nëse faktorët tradicionalë të rrezikut kardiovaskular mund të kontribuojnë në lidhjen midis celiakisë dhe rritjes së rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, studiuesit analizuan të dhënat nga Biobank në Britani, nga një studim i bazuar në popullatë për të cilin janë përzgjedhur në mënyrë rastësore rreth gjysmë milioni njerëz të moshës 40-69 vjeç nga Anglia, Skocia dhe Uellsi në periudhën 2006-2010. Në kohën e përzgjedhjes, 2083 pjesëmarrës vuanin nga sëmundja celiake, por jo nga sëmundjet kardiovaskulare. Shëndeti i tyre kardiovaskular u monitorua për më shumë se 12 vjet. Gjatë periudhës së monitorimit, 40,687 diagnoza të sëmundjeve kardiovaskulare u regjistruan midis të gjithë pjesëmarrësve në studim, nga të cilat afërsisht 218 ishin të atyre me celiaki, ekuivalente me një normë vjetore prej 9 në 1,000 njerëz, krahasuar me një normë vjetore prej 7.4 në 1,000 njerëz, te ata pa këtë sëmundje.

Këto shifra përkthehen në një rritje me 27% të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare te njerëzit me celiaki. Megjithatë, njerëzit me celiaki kishin më pak faktorë të njohur rreziku për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Ekspertët hulumtuan gjithashtu efektet e mundshme të përbashkëta të celiakisë dhe rezultatin e rrezikut kardiovaskular në incidencën e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vunë re se ky rrezik u rrit me më shumë se 60% te njerëzit me celiaki, plus një rezultat ideal për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me ata me një rezultat ideal rreziku, por pa sëmundje celiake.

Autorët nuk shqyrtuan faktorët dietik, dhe theksuan se ndërsa disa studime të publikuara më parë kanë sugjeruar se një dietë pa gluten mund të zvogëlojë inflamacionin dhe për rrjedhojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, studime të tjera kanë treguar se kjo dietë në fakt mund të rrisë rrezikun e të pasurit problemeve kardiovaskulare.

 

BMJ Medicine 2023. Doi: 10.1136/bmjmed-2022-000371
http://doi.org/10.1136/bmjmed-2022-000371


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>