News

qer102014

Kryeministri Kinez dhe Reforma në Kërkimin Shkencor

Telefonata nga Pekini e kishte shtangur Marcia McNutt e cila nuk po arrinte ta besonte: "A është e mundur që kryeministri i një  vendi me 1,3 miliard banorë, i një vendi që mbart dhe sfidon cdo ditë mijëra probleme, do të më takojë pikërisht mua?". Li Keqiang donte të takonte kryeredaktoren e revistës Science jo për të folur për ekonominë apo politikën por vetem për shkencën dhe impaktin e saj në arsim. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Gjate 70 minutave të takimit të 13 janarit të këtij viti, takim që ishte planifikuar për vetëm 30 minuta, u diskutuan thellësisht cështje të tilla si eksplorimi i hapesirës, ndryshimet klimaterike, arsimi apo mbrojta e ambjentit. Por, thelbi  dhe mesazhi i tërë bisedës ishte primariteti i shkencës, kërkimit shkencor, në edukimin dhe  në zhvillimin e nëe vendi.Gjatë bisedës - tregon Marcia - në dhomë u fut një bashkëpunëtor i Li me një mesazh urgjent, por kryeministri, i zhytur tërë interes në bisedë, nuk deshi ta shihte  pasi sic duket për të takimi ishte më i rëndësishëm se cdo gjë sado urgjente që mund të përmbante mesazhi.
Pikërisht mbështetur mbi experiencat e shumë vendeve të zhvilluara apo në zhvillim, mbi impaktin e kërkimit shkencor  jo vetëm në arsim por sidomos në ekonominë e tyre, dhe pse jo, nën simbolikën e rendësishme të takimit të 13 majit, që flet qartë mbi prioritetin e liderit kinez për të realizuar prosperitetin e vendit të tij  nëpërmjet shkencës, është pare kerkimi shkencor në Draftin Paraprak të grupit të reformës së arsimit të lartë.  
Edhe pse jo përfundimtar, Drafti arrin të emetoje  impulse dhe sinjale të një politike të re të kërkimit shkencor,  që së paku   do të mund të influencojë në  cmontimin e tendencës aktuale pesimiste, një qasje tipike për shqiptarët, që kontribuon për të ndjellë  mosbesim dhe deri paralizë, dhe më së shumti, në cmontimin e mentalitetit se shkenca është pronë e institucioneve politike apo të kushtëzuara nga politika dhe se kjo e fundit vendos kushtet e financave nën preferencat e saja apo njerëzve të saj.
  Sipas  tij, kerkuesit shkencor, dhe jo politikanët,  duhet të vendosin për prioritetet dhe menaxhimin e fondeve që vihen në dispozicion të zgjidhjes së tyre. 
Drafti mundëson financimin e drejtëpërdrejtë të kërkimit shkencor në bërthamat e universiteteve,  Departamentet, nga ku duhet të mbarsen, të lindin  dhe të lançohen idetë dhe projektet, masterat dhe doktoraturat. Po në department, pikërisht në keshillat e tyre, do të instalohen edhe mekanizmat e vlerësimit të trupes pedagogjike, të kontrollit të cilesisë së produkteve shkencore, të shmangjes së plegjaturave si dhe të kontrollit  ekonomik. Konform tyre do të bëhet edhe vlerësimi akademik dhe financiar jo i barabartë por i barasvlefshëm me produktin e tyre shkencor dhe me përfshirjen e studentëve në keto kërkime, duke motivuar më shumë kërkimin dhe mësimdhënjen, pasi kjo e fundit e materjalizuar nga një pedagog kërkues, ofron një vlerë të shtuar që deri më sot ka qenë spontane apo e ofruar nga individë  të vecantë. Drafti, nëpërmjet "celësit magjik" të kërkimit shkencor jo vetëm që rrit profilin mësimdhënës të pedagogut, performancën e tij, por, ai tenton të rrisë financat e departamentit dhe cka është më e rëndësishme ai lidh studentin me prodhimin, lidh shkollën me industrinë duke shtuar mundësine  e punësimit në sektorin e thelluar.   
 Drafti  i hap rrugë krijimit të një Agjensie Nacionale, të Shkences dhe Kërkimit, e legjitimuar nga qeveria si e pavarur dhe si "celësi i prioriteteve strategjike nacionale" e cila, ndryshe nga agjencia ekzistuese,  do të operojë ne bazë të nje principi  -  Principi Haldane -  i cili në themel ka ndarjen e plotë të politikës nga shkenca. "Përzierja e politikës me shkencën është receta e shkatërrimit",  shkruante Lordi Haldane rreth 100 vjet më parë. Kjo Agjensi do të funksionojë si një instrument i mprehtë dhe i shkathët, si një majë diamanti, e cila e udhëhequr prej një keshilli të përbëre nga pak kërkues shkencor, të administroje të gjithë fondet e destinuara për kërkime shkencore, nëpërmjet një kushti të vetëm por,  të domosdoshëm dhe të pa negociueshëm,  peer-review, që në shqip do të përkthehej  vleresimi i të gjithë projekteve dhe rezultateve të tyre  nëpërmjet një gjykimi anonim, profesional dhe të  pavarur,  nga kerkuesit më të mirë të asaj fushe kudo në botë.Reforma në princip ka një cmim, jo aq në vlerë monetare,  sa në atë që ajo mbjell, në kundërshti të forta që mund të trajtohen vetëm nga një frymë konsensusi si nga pedagogët ashtu dhe nga studentët, që nuk është lehte ta gjesh pasi në thelbin a saj ajo është antipopullore edhe pse e mëshiruar nga i vetmi qëllim që ti jap fund masivizimit të arsimit të lartë, të rrisë cilesinë e mesimdhënjes dhe kërkimit shkencor, të drejtojë diplomat drejt tregut të punës, të gjitha keto nën ombrellen e autonomisë në rritje, me objektiv pamvaresinë e universitetit, me largpamje një model të ri të universiteteve tona. Pikërisht këtu qëndron sfida më e madhe e saj. Ndaj, rrugëtimi i Draftit në realitetin shqiptar, në dukje  e gjitha e thjeshte dhe lineare, do të jetë vecse në "malore", pasi, sidomos sot, në kontekstin ekonomik në të cilin jetojmë, riorganizimi, administrimi dhe menaxhimi efikas dhe i kontrolluar, deri në një lek të investuar,  përbën në vetvete një kërcim kultural që tek ne ngjan me një revolucion të vertetë. Sistemi i propozuar në draft e mundëson këtë gjë.
Atë natë të takimit, në lajmet e orës 19:00, u dha dhe një emision special mbi takimin.  Ditën e nesërme të gjitha gazetat në kryeartikull kishin lajmin. Edhe taksisti që më shoqëroi në aeroport dinte gjithcka për takimin tim me kryeministrin
"- thote Marcia McNutt - e cila ka mbetur e impresionuar nga ky takim dhe nga lajmi i asaj natë që Kina për herë të parë në historinë boterore zinte vendin e parë si ekonomi botërore duke spostuar në vendin e dytë superfuqinë Amerikane. Myftar Barbullushi

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>