News

qer192014

Ekspertë dhe pacientë së bashku për të përmirësuar shëndetsinë

"Pacientët të cilët kanë përjetuar personalisht sëmundjen dhe që kanë përdorur strukturat shëndetësore kanë shumë për të na mësuar", afirmon Tessa Richards, redaktore e Patient Partnership e revistës British Medical Journal. Nis pikërisht nga ky supozim nisma e revistës prestigjioze britanike projektuar për të inkurajuar mjekët dhe pacientët për të krijuar një bashkëpunim të ngushtë kundrejt një shëndeti të mirë dhe një kujdesi shëndetësor më efikas. "Një vit më parë ne kemi ngritur një grup pune të formuar nga pacientë dhe mjekë për të na ndihmuar të kuptuar se cila rrugë duhet ndjekur për të zbatuar " revolucionin e pacientit ", të cilin e synonim prej disa kohësh," shton Richards autore së bashku me Fiona Godlee, kryeredaktore nga BMJ. "Dhe në këtë periudhë të punës së bashku, anëtarët e grupit kanë stimuluar, provokuar, drejtuar dhe mbështetur duke sjellë ndryshime të mëdha në procesin tonë editorial", thonë autoret, të cilat më pas përshkruajnë disa nga pikat kryesore të strategjisë themelor të partneritetit mjek-pacient." Së pari, ne kemi përfshirë pacientët në procesin e peer revieë të artikujve kërkimor të paraqitura në revistë, të bindur se kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm dhe u është kërkuar autorëve të studimit të paraqesin edhe kontributin që dhanë pacientët." shprehet Richards. "Ne duam të dëgjohet zëri i vërtetë i pacientëve dhe jo vetëm i një pakice të vogël, edhe për këtë arsye do të vazhdojmë të publikojë pikëpamjet personale, në të njëjtën kohë duke u munduar të zgjerojmë rrjetin në mënyrë që të tregjmë edhe pikëpamje kolektive", shpjegojnë autoret. Në mesin e nismave të tjera të nxitura nga revista janë parashikuar edhe pjesëmarrja e pacientëve në mbledhjet e komiteteve vendim-marrëse të brendshëm, shkëmbimin e informacionit personal shëndetësor me pacientin dhe mbështetjen e tyre për të rritur të drejtat e tyre në shëndetësi. "Kjo aleancë është e thjeshtë për tu përshkruar me fjalë, por e vështirë për tu arritur. Duhet respekt dhe mirëkuptimin reciprokë midis jekëve dhe ajo strategjia gjithashtu do të ndryshojë në bazë të vlerësimit të efekteve të saj," thotë Richards i cili përfundon: "Ne jemi të ngazëllyer për potencialin e projektit dhe shpresojmë se edhe lexuesit do të jenë të tillë."


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>