News

kor32014

Norovirus: përgjegjës për gastroenteritet në të gjithë botën

Norovirusi është një agjent patogjen kyç në gastroenteritet akute. Një në pesë raste ka pikërisht këtë virus si përgjegjës patogjenik. Të dhënat na vijnë nga një rishikim sistematik dhe metanalizë të publikuar në The Luncet Infections Diseases.
Edhe pse në dhjetëvjeçarët e fundit ka patur një rënie të ndjeshme, gastroenteritet akute përfaqësojnë akoma një pjesë të madhe të sëmundjeve infektive të përhapura në botë. " Noroviruset janë shkaktarët kryesorë të rasteve sporadike dhe të epidemive të gastroenteritit akut në të gjitha moshat", shpjegon Benjamin Lopman, i Centers of Disease Control and Prevention në Atlanta, SHBA. "Qëllimi ynë ishte të vlerësonim rolin e norovirus si shkaktarin e gastroenteritit akut endemik në botë." Duke kërkuar në databazën EMBASE, Medline dhe Global Health që mbuloi një periudhë janar 2008-mars 2014, studiuesit kanë seleksionuar 174 studime që kishin vlerësuar prevalencën e norovirusit  në pacientët me gastroenterit akut duke përdorur teknikën e PCR.
Prevalenca e norovirusit në mbi 180000 pacientë ishte 18%. Një përqindje e tillë, rezultonte më e lartë në komunitet dhe në pacientët e jashtëm sesa në personat që gjendeshin në urgjencë apo të shtruar në spitale, duke na sugjeruar se virusi është përgjegjës edhe për format e lehta. Rishikimet e kryera kanë vërejtur edhe një përhapje analoge të gastroenteriteve nga norovirusi në vendet e varfra por edhe në ato të pasura, gjë e cila sugjeron se përmirësimi I kushteve higjeno-sanitare nuk influencon në përhapje. Në fakt, prevalenca ishte respektivisht 19 % në vendet e varfra dhe 20% në ato të zhvilluara.  Në vendet e varfra me mortalitet të lartë, raporti i rasteve të gastroenteritit akut nga norovirus ishte më e ulët (14 përqind), dhe këto të dhëna nuk shpjegohen me praninë e ulët të norovirus, por me diversitetin më të lartë të baktereve dhe parazitëve me rol më të madh në këtë kontekst, pra si patogjene që në fakt kontrollohen nga përmirësimi i kushteve sanitare. "Norovirusi është një patogjen kyç për gastroenteritin dhe duhet të marrim në konsideratë ndërhyrje specifike, të tilla si vaksinat për të ulur ngarkesën që ai përfaqëson", përfundon Lopman.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>