News

kor42014

Dr. Barie Karasani: "Shërbim pediatrik 24-orë për të gjithë fëmijët që i drejtohen qëndrës sonë shëndetësore

Nis shërbimi i urgjencës pediatrike 24-orësh për të gjithë Tiranën. Duke filluar nga data 26 Qershor, stafit të pediatrëve të Qëndrës Spitalore "Nënë Tereza" i është shtuar edhe stafi i poliklinikave të Tiranës. Mjekët pediatër, sipas një grafiku të paracaktuar i janë shtuar shërbimit të urgjencës pediatrike pikërisht një mjekë dhe një infermier nga çdo qëndër shëndetësore.
Siç mësojmë nga Dr. Barie Karasani, Drejtoreshë pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4, ky shërbim po u jepet qytetarëve të vegjël që prej datën 26 Qershor. Ndërkohë është ngritur edhe Shërbimin Mjekësor Ambulator i Urgjencës së qytetit të Tiranës, me rastin e lançimit të planit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë për ofrimin e shërbimit pediatrik 24-orësh në qendrat e shërbimit parësor të kujdesit shëndetësor në të gjithë qytetin e Tiranës. "Ky shërbim po ofrohet në tre qendra shëndetësore të kryeqytetit, dhe përkatësisht: Lagja Nr. 8, e cila do ta përfitojë këtë shërbim në Urgjencën e Tiranës pranë Stadiumit "S. Stërmasi"; QSh Nr. 4 që ndodhet tek Unaza pranë Dispancerisë; si dhe QSh. Nr. 6 që ndodhet në Kombinat; të cilat përbëjnë edhe trekëndëshin më të mirë për ofrimin e këtij shërbimi shumë të rëndësishëm në këtë sezon veror, pasi përmbledhin edhe zonat përreth tyre", shprehet Dr. Karasani e cila vazhdon "Çdo gjë është gati, dhoma e Urgjencës dhe e Rehidrimit janë të paisura me medikamentet dhe instrumentet e duhura për të kryer shërbimin. Klinicistët tanë, pediatrit por edhe patologët do e mbulojnë këtë shërbim për dy muaj rresht. Deri diën e sotme nuk kemi patur shumë urgjenca. Nozologjitë variojnë, por kryesisht gastroenterite dhe raste me temperaturë të lartë, pasi rastet kirurgjikale i janë drejtuar QSUT-së për trajtim specifik ".
Të gjithë fëmijët e moshës 0-14 vjeç, edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj qëndre shëndetësore, do të mund të përfitojnë nga ky shërbim. " Meqënëse stina e verës paraqitet më e ngarkuar me sëmundshërinë e kësaj grup-moshe, për shkak të temperaturave të larta, për shkak të gjithë problemeve të tjera, ne parashikojmëse me gërshetimin e stafit do mund të jemi në gjendje të përballojmë të gjitha urgjencat jo-kirurgjikale pranë qendrës sonë shëndetësore, në mënyrë që ti vijmë në ndihmë Urgjencës së Tiranës dhe QSUT-së", përfundon drejtoresha.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>