News

kor102014

Ca hepatik: eveolimus pritshmëri të larta, rezultate të dobëta

Pavarësisht premtimeve që të dhënat klinike jepnin, everolimus nuk përmirëson mbijetesën e përgjithshme në pacientët me kancer hepatik në krahasim me placebo sipas një studimi të publikuar në JAMA.
EVOLVE-1 (EVerOlimus for Liver cancer Evaluation-1) është një studim i randomizuar dubble-blind fase III që ka vlerësuar efiçencën dhe sigurinë e everolimus kundrejt placebos, të dy i shtohen terapisë së suportit për pacientët e rritur me hepatokarcinomë të avancuar, organizmi i të cilëve nuk toleron sorafenib-in ose kur sëmundja ka përparuar edhe pse është përdorur sorafenib-i. Në studim morën pjesë 546 pacientë në 156 qendra që randomizuan pjesëmarrësit në mënyrë që të merrnin  everolimus 7.5mg/dt duke shtuar terapi paliative dhe placebon duke shtuar terapi paliative. "Si end-point kryesor ishte mbijetesa botërore, si sekondar ishin koha e përparimit të tumorit, norma e kontrollit, siguria e terapisë dhe cilësia e jetës së pacientëve", shpjegon Andrew Zhu i  Massachusetts General Hospital Cancer Center në Boston, duke na kujtuar se ca hepatik është një nga gjashtë kancerët më të përhapur në botë, dhe i treti shkaktar i vdekjeve nga tumoret. "Hepatokarcinoma përfaqëson më shumë se 90% të tumoreve hepatik dhe Hepatiti B dhe C janë faktorët kryesor riskant", vazhdon autori, duke theksuar se cirroza hepatike autoimune është një tjetër rrisk i vazhdueshëm. Në përfndim të follow-up studiuesit nuk gjetën dallime sinjifikative në mbijetesën e dy grupeve: vdekshmëria ishte 83,7% në grupin e everolimus dhe 82,1% në grupin placebo, me një mbijetesë mesatare mesatare respektivisht 7,6 dhe 7,3 muaj dhe një normë kontrolli të sëmundjes 56% dhe 45%. "Dështimi i Evolvr-1 se heterogjeniteti klinikë dhe biologjikë i hepatokarcinomës ndikojnë në terapitë specifike. Në mungesë të markuesve biologjikë të karakterizuar dhe vlerësuar për të shtresëzuar pacientët, barna të tilla si everolimus ndoshta do të vazhdojnë të kenë një rrezik të lartë dështimi nëse administrohen në popullata të pa përzgjedhura, " përfundon Zhu.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>