News

kor142014

Përdorimi i zgjatur i aspirinës ul rriskun për Ca pankreasi

Sa më e gjatë të jetë përdorimi i acidit acetilsalicilik (ASA) në doza të ulëta, aq më i ulët rreziku nga kanceri pankreatik, sipas një studimi rast-kontrolli të koordinuar nga Harvey A. Risch, një epidemiolog në Yale School of Public Health në New Haven (Connecticut, USA). Risch dhe kolgët e tij vlerësuan në mënyrë sistematike përdorimin e aspirinës (acidit acetil salicilik ASA) në 362 pacientë që janë diagnostikuar me kancer pankreasi në Connecticat në periudhën 2005-2009 dhe në një mostër të rastësishme me 690 subjekte/kontroll pa kancer të marr nga pupollata e gjerë. Secili nga pjesëmarrësit (57% burra) u intervistua për të për të përcaktuar fillimin e përdorimit të Asas, numrin e viteve të përdorimit, tipi i ASAs e përdorur (dozë të ulët [75-325 mg / ditë], apo normal [325 mg çdo 4-6 orë]), momenti i ndërprerjes së trajtimit. Rezultati: për çdo vit të përdorimit të ASAs, rreziku për kancer pankreasi është ulur me 6% me dozë bazë (odds ratio OR: 0.94) dhe 2% me doza të rregullt (OR: 0.98).
Reduktimi i rrezikut nga kanceri pankreatik është më e lartë tek njerëzit të cilët kishin marrë dozë të ulët ASA për 20 vjet në krahasim me ata të cilët kishin filluar vetëm tre vjet para përfshirjes në studimin (60% vs 48%) . Përveç kësaj, pezullimi i përdorimit të ASAs në 2 vjet para regjistrimit në studimin u shoqërua me një rrezik 3 herë më të lartë të kancerit pankreatik në krahasim me përdorimin e vazhdueshëm(OR :3.24). "Personat të cilët po marrin ASA sepse kanë probleme kardio-vaskulare, koagulimi apo kanë histori të mëparshme për kancer koloni mund të jenë të sigurt se përdorimi i ASAs nuk rrit rriskun për kancer pankreasi, madje ky rrisk mund të ulet", shpjegon Risch. " Përveç kësaj, individët me rrisk të lartë për kancer pankreasi p.sh. ata me histori familjare për këtë sëmundje apo për sëmundje të tjera malinje, mund të përfitojnë nga përdorimi i ASAs me dozë të ulët. Për këtë nëngrup të vogël, përdrimi i ASAs mund të jetë pjesë e një skeme me qëllim zvogëlimin e rrezikut të tyre, "përfundon Risch.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>