News

kor222014

Edukimi në vazhdimësi, Beqaj:Zbatim rigoroz i standarteve

Ditën e djeshme (21/07/2014) Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir Beqaj mbajti një takim me drejtues të institucioneve shëndetësore për programin e riçertifikimit 2010-2014.  Ai tha se do të zbatohen me rigorozitet kriteret, standardet dhe masat në rast të moszbatimit të tyre, duke theksuar se ka boshllëqe në trupën mjekësore dhe me rëndësi është gjithashtu që profesionistët e mjekësisë të rifreskojnë njohuritë e tyre në mënyrë të vazhduar, duke plotësuar edhe numrin e nevojshëm të krediteve. 
Sipas të dhënave të sakta të marra nga QKEV (Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdimësi) dhe UMSH (Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë), në 5 vitet e programit të parë të kualifikimit, në bazë të ligjit për profesionet e rregulluara ka rezultuar se rreth 318 mjekë, 148 farmacistë dhe 376 stomatologë nuk kanë marrë asnjë kredit të cilat përfitohen nga pjesëmarrjet në konferenca të ndryshme shkencore, seminare apo trajnime. Dhe në total, numri shkon në 1000 mjekë që kanë më pak se 50 kredite.
"Bordi i riçertifikimit u shpreh qartë se ka angazhim dhe vullnet të drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe aktorëve të tjerë, që kriteret dhe standardet të zbatohen në mënyrë rigoroze. Nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë si mjekë ata që nuk arrijnë të provojnë se bëjnë përpjekje për rifreskimin e dijeve të tyre, atje ku ata punojnë. Për këdo mjek që shpërfill këtë rol kërkesë, masat do të jenë të menjëhershme. Vendet e tyre të punës do të shpallen vakante, qoftë të spitaleve, qoftë të qendrave shëndetësore. Paralelisht, urdhrat profesionale do t'ua pezullojnë liçencën e ushtrimit të profesionit. Këta profesionistë e rifitojnë të drejtën vetëm pas dhënies së provimit të shtetit.
Gjithashtu, edhe ata profesionistë që kanë kredite, por jo sa niveli i mjaftueshëm, brenda 6 muajve të mbarimit të afatit 5-vjeçar, do të duhet të rihyjnë në provimin e shtetit. Nëse pas 6 muajsh, përsëri, nëse nuk do të kenë marrë provimin e shtetit, apo nuk do të kenë pranuar të hyjnë në provimin e shtetit, jemi në të njëjtat kushte, vendi i tyre i punës del vakant dhe u pezullohet liçenca",tha ministri Beqaj.
 
Nga ana e saj QKEV do të nis një fazë trajnimesh intensive këtë gjashtëmujor të mbetur në mënyrë që këta profesionistë të shëndetësisë të plotësojnë sa më shpejt numrin e krediteve që u mungojnë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>