News

gus232014

Defekti i tubit neural: vlerësohet niveli i folateve në gjakë

Matja e përqëndrimit të folate në qelizat e kuqe të gjakut mund të ndihmojë për të parandaluar defektet e tubit neural në lindje.
Të dhënat vijnë nga një studim i publikuar në British Medical Journal dhe të kryer nga një grup studiuesish kinez dhe amerikanë që vlerësuan përqendrimin optimal të folate në qelizat e kuqe të gjakut për parandalimin e defekteve të tubit neural. "Një bio-markues i besueshëm (të tilla si përqendrimi seroz i folateve apo qelizave të kuqe të gjakut, RBC) mund të jenë të dobishme për vlerësimin e ndikimit të mundshëm të programeve të shëndetit publik për parandalimin e defekteve neurale," thotë Krista Crider, nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Atlanta, autore e studimit. Për të marrë këto rezultate u përdorën të dhënat nga dy studime të popullsisë në Kinë në më shumë se 220.000 lindje dhe në 250 fëmijë me defekte të tubit neural. Duke përdorur modele matematikorë,u përllogarit lidhja midis përqendrimit të folateve në momentin në të cilin kryhet mbyllja e plotë e tubit neural (dita 28 e shtatzanisë) dhe rreziku i defekteve. "Rreziku i defekteve i tubeve neurale ishte i lartë, në përqendrimin më të ulët të folateve në qelizat e kuqe të gjakut" tregon Crider, për shembull një rrezik prej 25.4 për 10.000 lindje me një përqendrim prej 500 nmol / L, e cila binte me rritjen e perqendrimit të folateve në RBC. Rrisku i përllogaritur ishte sinjfikativ në rastet kur përqëndrimi i folateve ishte më të mëdha se 1.000 nmol / L, për shembull, ishte 6 në 10.000 lindje me një përqëndrim prej 1.180 (1,050-1,340) nmol / L. Në një editorial shoqërues, studiuesit e Nuffield Department of Population Health në Universitetin e Oksfordit theksojnë se studimet mbi përqendrimin e folate në qelizat e kuqe të gjakut do ndihmojnë ndërmarrjen e vendime të mëdha politike në botë dhe "do të lejojnë liderat e Shëndetit Publik të monitorojnë përgjigjen e popullsisë me qëllim përfundimtar reduktimin e incidencës së defekteve në tubin neural. "

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>