News

nën132014

Mbahet Konferenca e 15-të Kombëtare e Pediatrisë

Shoqata Pediatrike Shqiptare, 14-15 Nëntor 2014 organizon Konferencën e 15-të Kombëtare të Pediatrisë. Në konferencën që do të mbahet e ambientet e Hotel Tirana International nuk do të mungojnë mjekë pediatër të njohur, si dhe mjekë të huaj të ftuar për të përcjellë eksperiëncat e tyre në specialitete të ndryshme brenda fushës së pediatrisë.
Konferenca do të ketë larmi tematikash, duke filluar nga pasqyrimi i gjendjes shëndetësore dhe nutricionale të fëmijëve në Shqipëri e deri te vaksinimi, autizmi, vonesat në rritje dhe ndërhyrjet kirurgjikale në moshat pediatrike.
Kjo konferencë, më e rëndësishmja për operatorët e këtij profili do të ketë më shumë se 200 pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe do të zhvillohet në gjashtë seksione. Aktivitet është i akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.
download center do të gjeni agendën e plotë të konferencës.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>