News

nën252014

Në 2020-ën shkaku kryesor i mungesave në punë do të jetë stresi

Armiku numër një? Stresi. Agjencia Europiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (AESS) konfirmon: "Në 2020 shkaku kryesor i sëmundshmërisë apo mungesave në punë do të jetë stresi."
Zëvënës drejtori i INAIL (Istituto nazionale per l'assicurazione contro gli infortuni sul lavoro e le malattie professionali) në Itali, Tommaso De Nicola, gjatë një konference deklaroi: "Sot shkaqet kryesore të stresit janë pasiguria dhe paqëndrueshmëria, ngarkesa në punë dhe faktorët organizativë, në veçanti mungesa e mbështetjes nga ana e shefave dhe bashkëpunëtorëve. Dhe për 50% të punonjësve europianë të intervistuar stresi përbën një situatë normale". 
Mjafton të mendojmë për ata që janë të punësuar në marrëdhënie ndërkombëtare, të cilët çdo 4-5 vjet ndërrojnë shtet , zyrë, shtëpi, shkollën e fëmijëve, dhe për ata që punojnë në zona ku ka konflikte apo kriza,kanë shumë vështirësi në përshtatjen e jetës së mëparshme me të renë, dhe janë të shumtë ata të cilët nuk e rifitojnë më atë jetë.
AESS në deklaratën e saj thekson: "Inkurajimi që i jepet punonjësve nuk duhet të jëtë vetëm ekonomikë, por mund të jenë edhe psikologjikë. Është e rëndësishme të kuptojmë dhe fokusojnë punën tonë në ngritjen e një stafi menaxhues apo drejtues të aftë të mbaj përgjegjësit e tij dhe që të transmetojë frymën e skuadrës, të mirëpërcaktojë rolet, të motivojë punonjësit dhe të arrijë objektivat e vendosur." 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>