News

qer112015

FSDKSH, jep dorëheqjen drejtori Astrit Beci

Pas skandalit të vjedhjes nëpërmjet skemës së barnave të rimbursueshme, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme drejtori i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Atsrit Beci.
Në faqen zyrtare të Fondit është bërë publike një deklaratë e zotit Astrit Beci ku shpjegohet se dorëheqja bëhet në shprehje të përgjegjshmërisë së lartë institucionale, për t'i hapur rrugën hetimeve.
Beci sqaron se ka qenë ai që ka kërkuar hetim penal  për përfitimet e paligjshme  të disa subjekteve  farmaceutike që u konstatuan në skemën e rimbursimit. Për këtë, sipas tij, i takon  institucioneve të drejtësisë  t'i shkojnë deri në fund politikës "zero tolerancë" ndaj korrupsionit që është ndjekur deri me tani në institucionin  e FSDKSH, theksohet në deklaratën e ish-drejtorit të FSDKSH.
Ai sqaron se menjëherë pas projekt-raportit të auditit janë dërguar në drejtorinë rajonale të Tiranës masat administrative dhe disiplinore të cilat do të ndiqen më tej nga pasardhësi i Becit në krye të FSDKSH.
Ndërkohë, deri më tani lidhur me skandalin e barnave janë arrestuar drejtori i Fondit Rajonal Tiranë, Pjerin Xhuvani si dhe Hysni Roçi, personi kryesor në skemën e mashtrimit, i cili fshihej pas 4 farmacive fiktive që merrnin para nga buxheti i shtetit në sajë të rimbursimit me receta që nuk ishin lëshuar kurrë.
Hetimet kanë zbuluar se edhe firmat dhe vulat e mjekëve që ishin në receta ishin të falsifikuara e madje barnat e shënuara në receta ishin jashtë normës së përdorimit apo llojit të sëmundjes. Janë rreth 200 farmaci që po hetohen për implikim në këtë skandal, disa prej të cilave i përkasin familjarëve të zëvendësdrejtorit të Fondit, Sokol Skura. Mësohet se Fondi i është drejtuar ILDKP-së për të mësuar nëse ka apo jo konflikt interesi në këtë rast. Përveç farmacistëve, pjesë e skemës së mashtrimit mendohet të jenë edhe infermierë të poliklinkave, të cilët kundrejt përfitimeve siguronin receta  të plotësuara apo dhe blloqe recetash që mbanin thjesht vulën e mjekut.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>