News

kor32015

Mamografitë e lëvizshme, pas Tiranës në Peshkopi deri më 11 korrik

Njësia e parë e mamografisë së lëvizshme do të jetë në qendrën shëndetësore të Peshkopisë deri më datë 11 korrik, ndërsa një tjetër mamografi e lëvizshme ka qenë në Prrenjas mes datave 29 qershor -3 korrik. Shërbimi i mamografive të lëvizshme është ofruar nga fillimi i këtij viti për qendrat e banimit ku nuk ka mamografi. Ai ofrohet falas nga Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik. Ekzaminimi përfshin gratë në moshën mbi 50 vjeç, ose ato të moshës 40-50 vjeç që konsiderohen me  rrezik më të lartë. 
Sipas të dhënave të ISHP-së, mesatarisht çdo ditë njësitë e mamografive kryejnë rreth 15 ekzaminime. Që nga janari e deri më sot janë kryer në total 2.672 ekzaminime në të gjithë vendin. Vetëm gjatë muajit tetor janë kryer më shumë se 1000 mamografi vetëm në Tiranë. Nga këto janë diagnostikuar rreth 30 raste me kancer gjiri në stade të hershme pa shenja klinike. Nga ana tjetër janë rekomanduar një numër i madh rastesh për ndjekje në vijimësi nga specialistë.
Me rrezik të lartë konsiderohen ato gra të cilat janë bartëse të defekteve gjenetike, që kanë histori familjare apo personale, probleme beninje të gjirit, në rastet kur është vërejtur  fillimi i hershëm dhe mbarimi i vonshëm i menstruacioneve, mungesa e lindjeve ose sjellje në jetë e fëmijëve mbi 30 vjeç, obeziteti, ind i ngjeshur i gjirit si dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik.
Mamografia nuk vendos diagnozën, por ekzaminimet shtesë si ekografia biopsia janë të nevojshme për një pjesë të grave. Sipas të dhënave më pak se 1% e grave të ekzaminuara mund të kenë tumor malinj. Megjithatë është e domosdoshme që të gjitha gratë që të kryejnë çdo vit ekzaminimin klinik të gjirit nga një mjek specialist.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>