News

kor162015

Greqia ndalon eksportin e 25 lloje barnash. Spitalet denoncojnë mungesat

Kur sytë e botës i janë drejtuar Greqisë dhe masave të reja që duhet të implementojë në ekonomi, shëndetësia në këtë vend është shumë pranë kolapsit. "Tashmë problemet shëndetësore të grekëve zgjidhen me të njëjtat ndihma që jemi mësuar t'u japim vendeve në zhvillim, - shprehet komisioneri i jashtëzakonshëm i Institutit Evropian të Shëndetësisë, Walter Ricciardi. - Ka pasur një rritje prej 40% të vdekshmërisë foshnjore, një dyfishim të patologjive psikiatrike, e madje edhe një rikthim malaries autoktone sepse nuk bëhet më dezinfektimi i mushkonjave". Ndërkaq, farmacitë dhe spitalet greke kanë denoncuar faktin se furnizimet me barna mund të mbarojnë për pak javë.
 "Industria farmaceutike mbetet e angazhuar t'ju ofrojë pacientëve në Greqi barnat për të cilat kanë nevojë, - shkruhej disa ditë më parë në një komunikatë të Asociacionit Evropian të Prodhuesve të Barnave, EFPIA. - Por nuk mund të shprehemi të sigurt nëse autoritetet greke do të jenë në gjendje të monitorojnë zinxhirin e furnizimit për t'iu siguruar të sëmurëve medikamentet që kanë nevojë. Shqetësimi është se furnizuesit e ndërmjetëm mund të ri-eksportojnë barnat, duke përfituar nga çmimet e tyre të lira për t'i shitur në vende ku çmimet janë më të larta". Rrethana të jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme dhe kështu EFPIA i kërkoi autoriteteve dhe subjekteve private që të sigurohen se barnat adresuar pacientëve grekë do iu shkojnë pikërisht atyre. Me këtë objektiv asociacioni pohoi se një ndalim i eksportimit të barnave nga Greqia do të ishte përgjigja e duhur dhe e justifikuar për të shmangur një krizë të mundshme humanitare. 
Por, grosistët e mohojnë nevojën e një aksioni të tillë emergjence dhe kreu i shoqatës  helenike të grosistëve,  Eirini Markaki, e drejtoi gishtin kundër prodhuesve ndërkombëtarë. "Pjesa më e madhe e kompanive farmaceutike ndërkombëtare kanë dërguar vetëm një pjesë të sasisë së furnizimit të porositur nga grosistët dhe ne kemi bërë denoncimet  zyrtare në agjencinë rregullatore", u shpreh Markaki. Megjithatë shumë kompani janë përgjigjur se nuk i kanë kufizuar kurrë furnizimet në Greqi.           
Ministria e Shëndetësisë në Greqi pasi mësoi nga enti rregullator se kishte pasur një rritje domethënëse të sasisë së barnave që pasi importoheshin në vend ridërgoheshin jashtë me fenomene abuzimi nga disa aktorë të tregut farmaceutik, i kërkoi qeverisë të ndalojë eksportimin e 25 lloje barnash, raporton "Reuters". Nisma është përshëndetur nga EFPIA: "Kjo masë legjislative është përgjigja e duhur për mungesat e barnave dhe për shmangien e një krize humnaitare", shkruhej në një komunikatë të dytë të saj.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>