News

kor312015

100 mijë lekë të reja për mjekët specialistë që do të pranojnë të punojnë në spitalet rajonale dhe bashkiake larg vendbanimit të tyre

Përveç pagës mujore që përfiton në bazë të shërbimit që ofron, një mjek specialist që do të pranojë të shkojë të punojë në një distancë të largët nga vendbanimi i tij, do të marrë shpërblim 100 mijë lekë të reja. Mjeku do të duhet të lidhë kontratë një vjeçare me Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo është përcaktuar me vendim qeverie, sipas të cilit në një vit do të mund të lidhen jo më shumë 200 kontrata.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj,  deklaroi se kjo është një politikë nxitëse për të plotësuar mungesat me mjekë specialistë që ekzistojnë nëpër spitalet rajonale dhe bashkiake, pasi ka spitale që nuk kanë pediatër, kirurgë, kardiologë apo anestezistë. Ministri ka shpjeguar se 100 mijë lekë të reja në muaj nuk kanë të bëjnë me rritje page, por është shpërblim për sakrificën që bën mjeku për të punuara larg vendbanimit të tij.
"Ky shpërblim prej 100 mijë lekësh të reja duhet të përballojë të gjithë jetesën, që ka të bëjë me shtëpinë që do të marrë me qira, detyrimet që rrjedhin prej saj, jetesën, transportin  mujor dhe përveç  kësaj, si çdo shpërblim tjetër, do të tatohet", ka deklaruar ministri Beqaj.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë tanimë një vlerësim të situatës dhe brenda javës tjetër do të bëjë publike spitalet dhe specialitetet ku ka nevojë për mjekë specialistë në mënyrë që kush zgjedh të përfitojë këtë shpërblim, të paraqitet për të lidhur kontratën.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>