News

shk262016

FSDKSH: Brenda dy javësh përfundon lista e barnave të rimbursueshme

tags: FSDKSH

Në mesin e muajit mars duket se do të jetë gati lista e re e barnave të rimbursueshme. Burime nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor shpjegojnë për Doktor33.al se puna është fokusuar tek propozimet për barna të reja që do të futen në listë për vitin 2016.

"Jemi duke marrë në shqyrtim propozimet për të futur barna të reja në listë. Brenda dy javësh parashikohet të mbyllet lista", deklarojnë për Doktor33.al burime nga FSDKSH.

Për të qenë korrekt me informacionin që publikohet për lexuesin e Doktor33.al burimet tona nuk deklarojnë ende se cilët janë medikamentet e reja që pritet të futen në listë për vitin 2016. Lista e re do të hyjë në fuqi në 1 prill 2016, por më parë se kjo datë do të publikojmë se sa barna të reja do të shtohen këtë vit, bashkë me sëmundshmërinë përkatëse që do të trajtojnë.


Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>