News

mar242016

Projektligji për nxitjen e ushqyerjes me gji: Gjoba për mjekët dhe farmacitë që promovojnë qumështin artificial

Pas një procesi inspektimi në shkallë të gjerë nga Inspektorati Shtetëror i Shëndetit, janë evidentuar disa shkelje ligjore lidhur me promocionin e qumështit artificial në sistemin shëndetësor, si dhe shkelje në etiketat e këtij produkti. Ndër shkeljet që kanë të bëjnë me tregtimin e qumështit artificial në Shqipëri, ISHSH vë në dukje se në qendra shëndetësore e maternitete publike e jopublike ka paketa që reklamojnë në mënyre direkte ose indirekte produkte të një marke të caktuar, ashtu sikurse në fasadat e jashtme të disa farmacive janë vendosur reklama promovuese. 
Pas raportit të ISHSH, Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin ""Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8528, datë 23.9.1999, për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji, të ndryshuar", i cili parasheh riformulimin e disa neneve të këtij ligji që lidhen me shkeljet administrative të tregtimit të qumështit artificial dhe gjobat përkatëse. Në të përcaktohet se punonjësit e shëndetësisë, që punojnë në institucione shëndetësore publike ose private dhe që promovojnë qumështin artificial do të dënohen me gjobë 50 000 lekë dhe në rast përsëritjeje merret masa e largimit të tyre nga detyra.
Qëllimi i këtij projektligji është që të sigurojë një ushqyerje të sigurt, të përshtatshme dhe të mjaftueshme për fëmijët nëpërmjet nxitjes së ushqyerjes me gji. Përfitimet e qumështit të nënës për foshnjat janë të dukshme dhe të studiuara shkencërisht: ushqyerja me gji ul sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë foshnjore dhe i siguron fëmijës një jetë më të shëndetshme në moshë të rritur.

Sipas relacionit, Shqipëria ka votuar në favor të Kodit Ndërkombëtar të Zëvendësuesve të Qumështit të Gjirit që në vitin 1981, por taktikat e reja të marketingut joetik të kompanive, si dhe dalja e produkteve të reja në treg kanë sjellë nevojën masa të reja në legjislacionet kombëtare./D.GJ.

Klikoni këtu për të lexuar projektligjin.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>