News

nën72017

Tumoret në mushkëri, Silvana Bala: Niveli i ndotjes ka rritur statistikat, mjekët e referojnë me vonesë

tags: Kancer

Ndotja nga karburantet e automjeteve ka ndikuar në rritjen numrit të pacientëve me kancer në mushkëri apo sëmundje të tjera respiratore. Mjekët pneumologë kanë konstatuar shtim të rasteve nga viti në vit. Vetëm në 2016-n u diagnostikuan 600 raste.

"Ka një shtim me 50 raste më tepër në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015 dhe kjo lidhet me faktorë të jashtëm ambientalë", thekson mjekja pneumologe Silvana Bala. 
Sëmundjet tumorale në mushkëri mjekët i lidhin shpesh edhe me konsumin e duhanit pas një periudhe mbi dhjetë vjet, por ndotja e ambientit nga djegia e karburanteve ka alarmuar mjekët.
"Këto 20 vjet është rritur numri  i përdoruesve të automjeteve dhe djegia e karburanteve të një cilësie jo të mirë, janë ndotësit kryesorë të ambientit dhe që ndikojnë direkt tek sëmundjet tumorale", shprehet shefja e shërbimit të pneumologjisë në spitalin "Shefqet Ndroqi".

Sipas mjekëve nuk mbeten pas faktorë të tjerë që lidhen me fabrika të prodhimit të këpucëve apo profesione të tjera që përdorin kimikate. "Pesticidet, ata që punojnë në miniera, apo fasoneritë si ato të prodhimit të këpucëve që përdorin kimikate, janë faktorë që kanë ndikuar në shtimin e rasteve me tumor vitin e fundit".
Në Sanatoriumin e Tiranës trajtohen të gjitha sëmundjet që lidhen me mushkëritë dhe jo vetëm, por mjekja pneumologe ngre me shqetësim  vonesat e specialistëve në rrethe për t'i sjellë pacientët për diagnsotikim në kohë.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>