News

nën142017

Bonusi për mjekët nga 100 mijë bëhet 250 mijë lekë

tags: Mjekë

Mjekët të cilët do të pranojnë të shkojnë të ofrojnë shërbim shëndetësor në zona të largëta nga vendbanimi i tyre, në fund të muajit do të marrin një pagesë që shkon deri në 2.5 milionë lekë në varësi të specialitetit. Ikja e mjekëve drejt vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht në Gjermani, si dhe ndërprerja e specializimeve në vitin 2011 ka krijuar mungesa të theksuara në specialitete si kardiologji, obstetri-gjinekologji, neurokirurgji, e të tjera. Sipas statistikave të ministrisë në disa spitale rajonale në Gjirokastër, Korçë, Lushnjë, Dibër etj. dhe në total nevojiten 50 specialistë në këto fusha.

Pikërisht për të mbushur këtë boshllëk të krijuar, Ministrja e Shëndetësisë deklaron se është vendosur të përafrohet pagesa e mjekëve tanë me atë të një mjeku të një vendi në BE.

Nga ana tjetër edhe një mjek kirurg apo specialist nga QSUT që zgjedh që një herë në javë të ofrojë shërbim shëndetësor në një spital rajonal, merr një pagesë shtesë prej 10 mijë lekësh për çdo rast.
Ndërkohë shtimi i mjekëve specialistë pritet të ndodhë në janar të vitit 2019, kur dalin dhe specializantët e parë, pas ndërprerjes. Pritet të dalin 290 specialistë të rinj.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>