News

dhj12017

HIV/AIDS në Shqipëri, 81 raste të reja me HIV gjatë vitit 2017

tags: HIV/AIDS

Viti 2017 ka shtuar 81 raste të reja me HIV, nga të cilët 57 janë meshkuj, 24 femra dhe njëri prej tyre është një fëmijë 7 vjeçar i infektuar nga mamaja. Trendi i infektimit duket se është i njëjtë me atë të një viti më parë. Numri total i të prekurve me HIV/AIDS në Shqipëri është 1090. Specialistë të fushës theksojnë se mbetet problem diagnostikimi në stade të avancuara.
Ndërsa kryetarja e shoqatës së personave që jetojnë me HIV/AIDS ngre me shqetësim diagnozën e vonë të personave të prekur. "Sivjet kemi 15 raste vdekjesh, nga të cilat 3 kanë qenë raste të personave të diagnostikuar këtë vit. Faktori kryesor që ka çuar në vdekje ka të bëjë me diagnostikimin e vonuar. Përgjithësisht, 70% e rasteve hyjnë në terapi shumë vonë", shprehet Olimbi Hoxhaj.
Sipas zonjës Hoxhaj, testimet vullnetare kanë shënuar rënie në mënyrë drastike. Këtë vit, nuk u regjistrua asnjë testim vullnetar dhe shkak për këtë ka qenë mungesa e kiteve në të gjitha pikat e testimit. Në fillim të vitit tjetër, testet për HIV/AIDS do të ofrohen falas për gratë shtatzëna, për t'u futur më pas edhe në grupmosha të tjera të popullatës.
Edhe në Shqipëri është bërë e mundur lindja e bebeve HIV-negativ nga dy prindër me HIV-pozitiv. Janë regjistruar në total 8 fëmijë që kanë ardhur në jetë nga prindër me HIV/AIDS.

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>