dhj52017
Tetë mjekë largohen nga Shërbimi i Urgjencës në QSUT
Si asnjëherë më parë 8 mjekë kanë njoftuar largimin nga Shërbimi i Urgjencës për shkak të ngarkesës në punë. Nëpërmjet një letre drejtuar Drejtorisë së QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë ata njoftojnë se do të largohen duke respektuar kodin e punës, pra, duke njoftuar 30 ditë më parë. Arsyet që ata rendisin kanë të bëjnë më mbingarkesën e krijuar sipas tyre për mungesë vendesh në pavione të tjera. Ndërkohë edhe Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e QSUT-së mohon të jenë vënë në dijeni të këtij vendimi të tetë mjekëve.
Alma Demiraj
Klikoni brenda fotos