News

dhj222017

Në 2018-ën do të mbyllen të gjitha klinikat private që nuk respektojnë standardet

Tanimë, janë përcaktuar standardet që duhet të plotësojë çdo strukturë shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, e ka bërë këtë deklaratë teksa ka bërë me dije se janë 258 standarde bazë që duhet të plotësojë çdo strukturë universitare për të qenë e tillë dhe 233 standarde, në lidhje me cilësinë. 

"Ka ardhur koha të flasim për cilësi dhe siguri! Çdo shërbim që aksesohet nga qytetarët dhe ofrohet për pacientët kudo në sistemin publik dhe privat, do kërkohet të plotësojë standardet dhe të akreditohet. Viti 2018, do të jetë viti i cilësisë, sigurisë dhe akreditimit, ku do të rankojmë (rendisim) sipas niveleve të akreditimit të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, që nga qendrat shëndetësore e deri te spitalet universitare për plotësimin e standardeve bazë, në shërbimin publik. Ndërsa përsa u takon strukturave shëndetësore jopublike, të cilat nuk i plotësojnë standardet bazë, bazuar në ligjin e kujdesit spitalor, aktiviteti i tyre do të pezullohet e më pas, do të mbyllet nëse nuk arrijnë të plotësojnë këto standarde", u shpreh ministrja Manastirliu.

Janë 54 spitale publike dhe jopublike, 415 QSH publike, rreth 1900 pika ambulatore, 122 klinika private, 408 laboratorë privatë, 1416 klinika stomatologjike dhe rreth 1300 farmaci. Nga këto kemi vetëm 5 spitale të akredituara publike dhe jopublike, 1 qendër shëndetësore të akredituar, ndërsa janë në proces akreditimi 48 qendra shëndetësore dhe 11 klinika private.

Programi i akreditimit do të kalojë në dy faza:
Vlerësimi i institucioneve shëndetësore për plotësimin e standardeve bazë dhe më pas, vlerësimi i standardeve optimale të të gjitha atyre institucioneve që i kanë plotësuar 100% standardet bazë në fazën e parë mbikëqyrëse.
Duke filluar nga Janari 2018, tashmë me standardet e reja do të nisë procesi i akreditimit për të gjitha spitalet. Në përfundim të këtij vlerësimi, brenda vitit 2018, do të listohen spitalet sipas standardeve që ato do të plotësojnë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>