News

dhj292017

Mbi 600 infermierë kanë braktisur këtë profesion në spitalet shqiptare gjatë vitit 2017

Pas mjekëve, edhe infermierët shqiptarë po ikin drejt tregut europian të punës. Urdhri i Infermierit ku ata drejtohen për të marrë vërtetimin se u është njohur e drejta ta ushtrojnë këtë profesion në vendin e tyre, kërkesë kjo e vendit pritës, raporton se viti 2017 ka shënuar ikje masive të tyre.

"Vetëm gjatë vitit 2017 janë paraqitur për të tërhequr lejen e ushtrimit të profesionit të tyre 617 infermierë, disa prej të cilëve nuk kanë ikur ende pasi janë në pritje të kontratave të punës nga Gjermania. Por, çdo ditë vijnë të pajisen me këtë dokument për të ikur. Me dhjetëra infermierë janë futur në kurse për të mësuar gjuhën gjermane", shprehet presidenti i Urdhrit të Infermierit, z. Sabri Skënderi.

Sipas Urdhrit të Infermierit, shqetësimi bëhet më i madh pasi po ikin infermierët që punojnë në spitale e që kanë eksperiencë pune dhe në spitale fillojnë punë infermierët e rinj. "Më shumë po ikin infermierët që janë në punë te ne, pasi kërkesa është më e madhe për ata që kanë eksperiencë. Të rinjtë që sa kanë dalë nga bankat e shkollës, nuk preferohen. Ata i lënë të punojnë si ndihmësinfermierë", shprehet z. Skënderi.

Urdhri i Infermierit shpreh rezerva edhe për cilësinë e infermierëve që nxjerrin shkollat tona, pasi sipas tij, kjo është një ndër arsyet pse ata nuk preferohen nga tregu i huaj dhe në fillim, punojnë si ndihmësinfermierë.
"Shkollat tona nuk e kanë kurrikulën të njëjtë me ata të shkollave europiane. Infermierët tanë kanë mungesa të theksuara në praktikë. Kur shkojnë jashtë, ata duhet të bëjnë 1500 orë praktike, që më pas të fillojnë punë si infermierë", thekson Sabri Skënderi.
Vetëm Gjermania kërkon mbi 20 mijë infermierë, ndërkohë që ky profesion është i kërkuar edhe në Kanada dhe SHBA.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Programet Orientuese për Provimin e Ricertifikimit
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>