News

mar22018

A e zgjidh patronazhimi, ikjen e mjekëve?

Ikja e mjekëve drejt tregut perëndimor të punës nga njëra anë dhe mungesa e mjekëve specialistë në anën tjetër, ka krijuar boshllëqe të theksuara në sistemin shëndetësor. Por, ndër të tjera, kjo ka bërë që e gjithë barra të bjerë mbi mjekët që zgjedhin të qëndrojnë për të ofruar shërbim shëndetësor në Shqipëri. A po e dëmton kjo cilësinë e shërbimit? Mjekë të cilët nuk preferojnë të identifikohen, thonë për Doktor33 se është shtuar ngarkesa ditore e vizitave apo edhe e ndërhyrjeve dhe kjo ka bërë që të cenohet cilësia e vizitës ndaj pacientit e po kështu, edhe standardet mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka nisur të zbusë sadopak efektin e ikjes së mjekëve dhe po kështu, mungesën e mjekëve specialistë nëpër rrethe nëpërmjet sistemit të patronazhimit deri në pritje të daljes së mjekëve të rinj, pas përfundimit të specializimeve.

Por, a është realisht kjo, një zgjidhje?

Ekipi i mjekëve gjinekologë që u nis drejt Burrelit për të mundësuar ndërhyrje të komplikuar për lindjen e një bebeje, me të vërtetë duhet përgëzuar. Gratë e Burrelit merrnin rrugën drejt Tiranës për të sjellë në jetë foshnjat e tyre pasi nuk kanë mjekë gjinekologë dhe, në një ditë të vetme, u planifikuan disa lindje e u kryen disa vizita gjinekologjike. Po kështu, edhe me ekipet e tjera mjekësore që u nisën drejt spitaleve të tjera rajonale.

Por, kjo është vetëm një apo dy ditë dhe zgjidh problemin vetëm për këto dy ditë. Po në ditët e tjera? Çfarë ndodh me banorët e tjerë që kanë nevojë shëndetësore një tjetër ditë? Ekipi i atyre pak mjekëve që kanë mbetur në spitale rajonale, a arrijnë të përvetësojnë njohuritë që u përcjell ekipi nga Tirana?

Pas ndërhyrjes, pacienti duhet ndjekur, por a mundet një mjek tjetër të ndjekë në vijimësi pacientin, për sa kohë nuk ka të bëjë me specialitetin e tij?

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>