News

mar272018

Rezultat i papritur i studimit mbi pacientët. Vlerësojnë mjekët me klinikën plot apo bosh?

"Komentet online janë një instrument gjithnjë e më popullor ndërmjet pacientëve për të vlerësuar dhe zgjedhur mjekët. Mendime të tilla në internet ndikohen nga shumë faktorë, përfshi kohën e pritjes së pacientit; megjithatë, deri më sot nuk është njohur efekti që ka vëllimi i pacientëve në klinikë, në vlerësimin e mjekut", shpjegon Gregory Murphy (Universiteti St. Luis, Uashington), që ka udhëhequr grupin e punës.

Kërkuesit kanë bërë një rishikim të të dhënave Medicare të vitit 2014 në lidhje me 665 urologë në Kaliforni, duke mbledhur informacione mbi faturimin, numrin e pacientëve dhe në fund, mbi vlerësimet e pacientëve online. Në veçanti, janë shqyrtuar vlerësimet e urologëve në katër site ueb: Ratemd.com, Healthgrades.com, Vitals.com e Yelp.com. Për secilin nga të 665 mjekët, numri mesatar i komenteve të bëra në sitin ueb ishte 10.

Analizimi i të dhënave ka treguar se votat që u janë dhënë mjekëve, kanë rënë me 0.04 njësi për 100 pacientë shtesë.

"Kërkimet e zhvilluara për specializime të tjera, tregojnë se mjekët që menaxhojnë klinika më të frekuentuara kanë kohë pritjeje më të gjata dhe kalojnë më pak kohë me pacientët, ndërkohë që të dy këta faktorë janë njësi matëse e gjykuese të rëndësishme", shkruajnë autorët. Analiza me një variabël ka dalë në përfundimin se vlerësimet janë më të ulëta për mjekët që kanë faturuar më shumë shërbime, që në rastin e urologëve, janë procedura invazive, kështu që mund të kontribuojnë në vlerësime më të ulëta, edhe nëse në analizën me shumë variabla, ky faktor nuk ka rezultuar domethënës.

Autorët nënvizojnë se të dhënat mund të mos paraqesin në mënyrë të saktë popullsinë e pacientëve që nuk janë pjesë e Medicare dhe se do të jenë të nevojshme kërkime të tjera për të kuptuar më mirë faktorët e lidhur me kënaqësinë e pacientit.

 

JAMA Surg. 2018. doi: 10.1001/jamasurg.2018.0149
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29562062   


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>