News

maj82018

Lista 2018 dhe kontratat e reja me farmacitë. Drejtori i FSDKSH-së, Ahmetaj: Jemi konsultuar më parë me farmacistët

Pas deklarimit të UFSH-së se do të shkonte sërish në gjyq me Fondin, pasi lista e barnave ka hyrë në fuqi pa lidhur më parë kontratat dhe sepse kjo e fundit ishte e njëanshme, është kundërpërgjigjur kreu i këtij institucioni.

"Unë jam i hapur të mirëpres çdo përfaqësi të tyre. Por, një gjë e them me përgjegjësi. Ne jemi konsultuar me ta, para se këshilli administrativ të miratonte kontratat e reja", u shpreh Ahmetaj.

Ndër të tjera, drejtori i FSDKSH-së tha se për pika të kontratës për të cilat nuk janë dakord farmacitë, janë përballur edhe herë tjetër në gjykatë dhe e kanë marrë përgjigjen.

Në lidhje me dëmin financiar të shkaktuar për shkak të futjes në fuqi të listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2018 me çmime të ulura, Ahmetaj u përgjigj se këtë kosto duhet ta paguajnë farmacitë.

"Kontratat e reja, tha drejtori i Fondit, janë në proces duke u lidhur si me farmacitë, edhe me importuesit farmaceutikë dhe ky proces pritet të përfundojë brenda dy javëve".

FSDKSH-ja ka vënë në dispozicion për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore për vitin 2018, një fond prej 10.4 miliardë lekësh. Ulja me gati 11% e çmimit të barnave të listës sipas Ahmetajt, ka krijuar mundësi për shtimin e barnave të tjera.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>