News

maj212018

OBSH: Ja, se si investimi në sëmundjet kronike do të shpëtojë miliona jetë

Një raport i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vënë në dukje se vendet më të varfra në botë, mund të fitojnë 350 bilionë dollarë deri në vitin 2030, duke përshkallëzuar investimet në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike, të tilla si sëmundjet e zemrës dhe kanceri, që kushtojnë 1.27 dollarë për person çdo vit.

Një veprim i tillë do të shpëtonte më shumë se 8 milion jetë në të njëjtën periudhë. Raporti, i titulluar "Shpëto jetë, shpenzo më pak: një përgjigje strategjike ndaj sëmundjeve jokomunikuese (NCD)", zbulon për të parën herë nevojat financiare dhe kthimin e investimit nga ana e OBSH-së, efektivitetin e kostove dhe politikat e zbatueshme "best buy" për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet NCD, që janë shkaqet kryesore të vdekjeve.
Thuhet se për çdo dollar të investuar në shkallëzimin e masave ndaj NCD-ve në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, do të ketë një kthim prej 7 dollarësh në rritje punësimi, produktivitet dhe jetëgjatësi.

Nëse në të gjitha vendet merren këto masa, bota do të ishte me afër arritjes së Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 3.4 për të reduktuar vdekjet e parakohshme deri në një të tretën deri në vitin 2030. Mes ndërhyrjeve më efektive janë rritja e taksës për duhanin dhe alkolin, reduktimi i kripës që merret nëpërmjet riformulimit të produkteve ushqimore, administrimi i terapive me barna dhe këshillimi i njerëzve që kanë kaluar një atak zemre apo goditje, vaksinimi i vajzave 9-13 vjeçe kundër papillomavirusit human dhe kontrolli i grave 30-49 vjeçe, për kancer të mitrës.

"NCD-të kanë kosto të mëdha ekonomike që rëndojnë më shumë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ky raport ngre çështjen e një veprimi të guximshëm kundër NCD-ve nga një perspektivë tjetër dhe nënvizon disa nga mënyrat më efektive për të ulur numrin e tyre, gjë që mund të ndihmojë në drejtimin e më shumë burimeve, aty ku janë më të nevojshme", thotë ambasadori botëror i OBSH-së për sëmundjet jokomunikuese, Michael R. Bloomberg.

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, aktualisht mbajnë peshën e vdekjeve të parakohshme nga NCD-të: pothuajse gjysma (7.2 milionë) e 15 milionë njerëzve që vdesin globalisht çdo vit në moshën 30-70 vjeç, janë nga vendet më të varfra të botës. Megjithatë, financimi global për NCD-të është shumë i kufizuar, duke marrë më pak se 2% të të gjitha fondeve shëndetësore.

Raporti tregon se marrja e masave efektive për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll NCD-të kushton vetëm një shtesë prej 1.27 dollarësh në vit për këtë grup sëmundjesh, ndërkohë që fitimet e shëndetit nga ky investim, do të kthejnë mbrapsht 350 bilionë dollarë nëpërmjet kostove të paralajmëruara shëndetësore, rritjes së produktivitetit dhe ruajtjes së 8.2 milionë jetëve gjatë të njëjtës periudhë.

Për çdo dollar të investuar për çdo masë, janë dokumentuar kthimet e mëposhtme:

• 12.82 $ nga promovimi i dietave të shëndetshme
• 9.13$ nga reduktimi i përdorimit të dëmshëm të alkolit
• 7.43$ nga përdorimi më i ulët i duhanit
• 3.29$ nga furnizimi me terapi për sëmundjet kardiovaskulare
• 2.80 $ nga shtimi i aktivitetit fizik
• 2.74 $ nga menaxhimi i kancerit

NCD-të vrasin 41 milionë njerëz çdo vit, që do të thotë 71% të të gjitha vdekjeve në botë, një numër që po rritet. NCD-të janë veçanërisht dëmtuese në familjet me të ardhura të ulëta të jetesës, pasi trajtimi i gjatë dhe i kushtueshëm rëndon shumë mbi burimet e familjeve, i shtyn ato drejt varfërisë dhe pengon zhvillimin. "Shpëto jetë, shpenzo më pak", një përgjigje strategjike ndaj problemeve të NCD-ve është një thirrje e hapur për donatorët që të mbështesin qeveritë, duke ofruar fonde si një katalizator për shkallëzimin ambicioz të politikave "best buy", të cilat do të shpëtonin miliona jetë.

Shënim i botuesit:
Sëmundjet jo komunikuese (NCD), ku përfshihen sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, diabeti, sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe çrregullimet mendore, kanë tendencë të zgjasin shumë dhe janë rezultat i kombinimit të faktorëve gjenetikë, fiziologjikë, mjedisorë dhe të sjelljes. Përdorimi i duhanit, pasiviteti fizik, përdorimi i dëmshëm i alkoolit dhe dietat jo të shëndetshme, rrisin rrezikun e vdekjes nga një NCD. Zbulimi, shqyrtimi dhe trajtimi i NCD-ve, si dhe kujdesi paliativ, janë elementet kryesore të përgjigjes ndaj NCD-ve. OBSH-ja njeh gjithashtu edhe ndotjen e ajrit si një faktor rreziku kritik për NCD-të.

 

Burimi: OBSH


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>