News

qer82018

Menaxhimi i fondeve të spitaleve. Drejtuesit, më parë, do të shkollohen

Ka filluar sot shkolla e drejtorëve, e cila do të zgjasë për 5 javë me radhë. Të gjithë drejtorët e spitaleve kanë nisur një kurs intensiv për menaxhimin spitalor. Kjo është hera e parë kur drejtorët e spitaleve do të mësojnë se si mund të menaxhohen fondet publike. Ashtu sikurse thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, këtë vit do të investohen 14 milionë euro në 11 spitalet rajonale dhe menaxhimi i këtyre fondeve është shumë i rëndësishëm, ndaj edhe po hapet kjo shkollë për drejtuesit.

Cikli i parë i menaxhimit spitalor do të hedhë bazat për menaxhimin e mirë të burimeve financiare.
"Para se të kërkoni rritje fondesh, duhet të dini të mirëadministroni fondet që spitalet kanë në dispozicion. Për këtë arsye, shkolla që po hapim sot, do të vijojë me cikle të tjera derisa çdo qindarkë e parave publike të shkojë te pacienti, në funksion të përmirësimit të shërbimit për qytetarët", u ka thënë drejtuesve ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Këto kurse, do të drejtohen nga lektorë të njohur profesionistë të fushës, vendas dhe të huaj. Ndonëse nis me menaxhimin e fondeve, kjo shkollë do të vazhdojë edhe me trajnimin e drejtorëve në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore. Një tjetër përbërës i rëndësishëm do të jetë edhe ai i komunikimit publik dhe menaxhimi i krizave.

"Së shpejti, do të kryhet rankimi (vlerësimi) i spitaleve sipas performancës, për të vijuar me procesin e akreditimit të tyre, ku pa dyshim, thellimi i dijeve menaxheriale për drejtuesit do të ndihmojë në performancën më të mirë të spitaleve dhe akreditimin e tyre sa më të shpejtë", u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>