News

qer122018

Vende vakante për infermierë. Rihapen aplikimet në portal

Në këtë fazë të dytë, mund të aplikojnë edhe ata që kanë kandiduar më parë, edhe të tjerë të cilët mund të qëndrojnë në listë pritjeje për çdo vend vakant, por, kujdes!

 

Janë 114 vende ato që kanë mbetur bosh për shkak se fituesit e fazës së parë të aplikimeve në portalin Infermierë për Shqipërinë nuk kanë preferuar të shkojnë atje ku janë shpallur fitues.

Bëhet fjalë për 104 vende bosh për infermierë, 7 vende për teknikë laboratori, 2 mami dhe 1 teknik imazherie.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 25 qershor. Në këtë fazë të dytë, mund të aplikojnë edhe ata që kanë kandiduar më parë, por edhe të tjerë të cilët mund të qëndrojnë në listë pritjeje për çdo vend vakant që është bosh ose që do të hapet në sistem.

Por, kujdes! Ata që kanë kandiduar në fazën e parë, nëse aplikojnë sërish, u njihen pikët që grumbullojnë tani dhe jo ato që kishin grumbulluar më parë.

 

Vendet e lira të punës sipas qarqeve, i gjeni duke klikuar këtu.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>