News

qer222018

Pse shqiptarët përdorin kaq shumë barna?

Në dhjetë vjet, është dyfishuar konsumi

tags: Barna

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në vetëm një dekadë importet e barnave janë dyfishuar. Sipas INSTAT-it, nëse në vitin 2008 Shqipëria importonte 93 milionë euro produkte farmaceutike, vitin e kaluar shifra arriti në 195 milionë euro.

Statistikat e INSTAT-it tregojnë se importi i medikamenteve është rritur me ritme shumë të shpejta nga viti në vit, duke treguar se shqiptarët shpenzojnë gjithmonë e më shumë për barna.

Sipas të dhënave, në vitin 2008, një shqiptar shpenzoi mesatarisht 37 euro për të blerë barna të importuara, por vitin e kaluar importi i barnave për frymë arriti në gati 80 euro.

Sipas ekspertëve, ka disa arsye që e shpjegojnë shtimin e konsumit të barnave me ritme kaq të larta.

E para, është plakja e popullsisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në katër vitet e fundit, numri i shqiptarëve mbi 60 vjeç është rritur me mbi 70 mijë vetë, pasi nga 490 mijë që ishte, ka shkuar në më shumë se 560 mijë. Moshat e mëdha janë edhe konsumatorët kryesorë të barnave pasi vuajnë nga sëmundjet kronike.

Por, plakja e popullsisë nuk është shkaku i vetëm se pse konsumi i barnave është rritur. Një tjetër shkak është rritja e sëmundshmërisë, veçanërisht shtimi i sëmundjeve të zemrës, atyre tumorale dhe sëmundjeve që lidhen me shëndetin mendor.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>