News

qer252018

Kujdes kur përdorni shiringat Cetrotide!

Njoftim sigurie për mjekët dhe pacientët.

Bëhet fjalë për Cetrotide® (cetrorelix acetato) 0.25 mg pluhur dhe hollues për një solucion të injektueshëm. Merck KgaA, në bashkëpunim me EMA-n dhe AIFA-n ka lëshuar këto ditë një njoftim për të gjithë operatorët shëndetësorë. Së fundi, konfeksioni shoqërohet me një shiringë të re (Becton Dickinson Hypak). Që nga hyrja e kësaj shiringe të re (në vitin 2017), janë paraqitur disa ankesa nga ana e pacientëve që kanë përdorur Cetrotide-n, në lidhje me faktin që pistoni me tapën e gomës, aksidentalisht mund të dalë nga shiringa, gjatë aspirimit të barit, duke shkaktuar kështu humbje të sterilitetit.

 

Kështu, bëhet e ditur:

- Kur përdoret Cetrotide me shiringën që është prezantuar së fundi (Becton Dickinson Hypak), në momentin në të cilin aspirohet bari i riformuar, ekziston rreziku për dalje të plotë të pistonit, bashkë me tapën e gomës. Nëse ndodh një gjë e tillë, do të thotë se steriliteti i barit është kompromentuar dhe, për këtë arsye, doza duhet hedhur.

 

Operatorët e shëndetësisë duhet t'i lajmërojnë pacientët se:

- Kur bari i flakonit thithet në shiringë, pistoni duhet tërhequr lehtësisht dhe me kujdes. Pacientët duhet të bëjnë kujdes që të mos e nxjerrin plotësisht pistonin, bashkë me tapën e gomës.

- Nëse del plotësisht pistoni me tapën e gomës, doza duhet hedhur dhe pacientët duhet të kontaktojnë sa më shpejt mjekun ose farmacistin e tyre për të kërkuar zëvendësimin e dozës së barit.

- Fletët e barit do të përditësohen sa më shpejt që të jetë e mundur me udhëzime se si të shmanget nxjerrja e plotë e pistonit kur përdorni shiringat e reja Becton Dickinson Hypak.

Merck-u po punon për zgjidhjen e këtij problemi.

 

Burimi: www.farmacist33.al
http://www.agenziafarmaco.gov.it/sites/default/files/DHPC_Cetrotide_22.06.2018.pdf


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>