kor62018
Strukturë e re për menaxhimin e shërbimit shëndetësor parësor
Shërbimi parësor shëndetësor do të riorganizohet dhe do të menaxhohet nga një strukturë e re. Organika e kësaj strukture do të miratohet me urdhër të kryeministrit, ndërsa organika e drejtorive rajonale do të miratohet nga Ministri i Shëndetësisë.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
Operatori ka për qëllim koordinimin e punës për furnizimin e qendrave shëndetësore, spitaleve rajonale dhe bashkiake, me mallra e shërbime në mënyrë që të mos ketë më mungesa. Ky operator do të organizojë dhe koordinojë procedurat për prokurimet e mallrave dhe shërbimeve.
Për të lexuar vendimin e plotë, klikoni këtu.
Alma Demiraj