News

sht142018

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

Është shkarkuar nga detyra Eduard Ahmeti, drejtor i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Kujtojmë se Ahmeti vinte nga një eksperiencë disavjeçare në administratën publike, së fundi si drejtor i Agjencisë së prokurimeve Publike. Me formimin jurist, ai i mori në dorë frenat e institucionit më të rëndësishëm të financimit në fushën e mjekësisë, në tremujorin e dytë të vitit 2017.

Tashmë, pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të FSDKSH-së do ta marrë Anila Denaj, e cila është anëtare e bordit të AKEP dhe ka qenë numri dy i ProCredit Bank në Shqipëri, zëvendësdrejtore e Përgjithshme e saj.

Megjithatë, në faqen zyrtare të FSDKSH-së, ende figuron emri i Ahmetit si drejtor dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkarkimin e tij.

 

Burimi: Agjencia e Lajmeve Sot News


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>