News

tet22018

Në farmacinë e QSUT-së, stok barnash të skaduara. Dështon tenderi për asgjësimin e tyre

Afro 480 milionë lekë është vlera e stokut të barnave të skaduara që janë grumbulluar që nga viti 2012, në farmacinë e Qendrës Spitalore Universitare.

Sipas një raporti të KLSH-së, një pjesë e këtyre barnave janë donacione nga kompanitë farmaceutike, të cilat pak para se t'u skadonin nëpër magazina, ia falnin këto barna QSUT-së.

Kështu, nga njëra anë ndihmonin pacientët me barna që mungonin, por nga ana tjetër hiqnin nga vetja një barrë të madhe, pasi në momentin që skadojnë, barnat duhen asgjësuar dhe kjo ka kosto më vete. Që nga ajo kohë, depoja në QSUT është mbushur me barna të skaduara.

Shpesh, kompani të ndryshme farmaceutike që kishin barna të skaduara ose barna në prag të datës së skadencës në depot e tyre, favorizoheshin nga drejtues të ndryshëm të QSUT-së ndër vite, të cilët ua blinin, në mënyrë që kompanitë jo vetëm të mos dilnin me humbje nga mos shitja e barnave, por edhe t'u hiqeshin kostot e asgjësimit.

Sipas, Farmacist33.al, drejtoria e QSUT-së ka hapur tender për asgjësimin e barnave dhe materialeve mjekësore për vitin 2018. Tenderi me fond limit 10 milionë e 280 mijë lekë është hapur sipas të gjitha procedurave ligjore në datën 7 qershor 2018 dhe është mbyllur në korrik të po këtij viti. Por, ky tender ka dështuar sepse ofertuesit nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara. Kjo nuk është hera e parë që tenderi dështon.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>