News

tet232018

"Eksodi" i mjekëve drejt vendeve të Perëndimit nuk ndalet

Mjekët shqiptarë gjithnjë e më shumë po synojnë të punojnë në vendet e Bashkimit Europian. Janë kryesisht mjekët e rinj ata që pasi janë praktikuar në spitalet tona, tani kanë vendosur t'i braktisin ato për kushte më të mira pune, por mbi të gjitha, për një pagesë më të mirë të cilën këtu nuk e arrijnë edhe kur janë të punësuar në sistemin publik, edhe në atë privat bashkë. Sipas kreut të Urdhrit të Mjekut, doktor Fatmir Brahimaj, deri në muajin shtator kanë kërkuar certifikatën e sjelljes 91 mjekë.

"Një vit më parë e kërkuan certifikatën e sjelljes 171 mjekë, pasi kjo certifikatë u kërkohet në klinikat apo spitalet ku mjekët tanë shkojnë për të punuar, por ajo kërkohet edhe kur ata shkojnë për t'u trajnuar. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre kanë qëllim ikjen për të punuar drejt vendeve të BE-së. Këtë vit, deri në muajin shtator, e kanë kërkuar këtë certifikatë 91 mjekë", pohon dr. Fatmir Brahimaj.

Edhe pse ka tentativa për të rritur pagat në mjekësi, kjo nuk e kompenson pagën që mjekët marrin në vende të BE-së, aq më tepër që ata janë të pakënaqur edhe nga kushtet e punës në Shqipëri. Një tjetër arsye të cilën ata e rendisin si jo më pak të rëndësishme është balta që është hedhur ndër vite mbi figurën e mjekut. Korrupsioni, ashtu sikurse në drejtësi me gjyqtarët, edhe në mjekësi, e ka njollosur bluzën e bardhë.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>