News

nën22018

Gripi në Shqipëri. Gati vaksina. Brenda 20 nëntorit, falas për grupet e riskut

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se ende nuk është izoluar virusi i gripit në vendin tonë. Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se vaksina e gripit mund të nisë të aplikohet në popullatë që tani.

"Sistemi i survejancës është në vigjilencë për të identifikuar rastet e para me grip. Qarkullojnë më tepër korona viruse që kanë shenja klinike të ngjashme me gripin, por ende nuk është izoluar asnjë rast i mirëfilltë me grip", shprehet Bino.

Në lidhje me mbrojtjen e popullatës, dr. Bino shprehet se këtë vit do të ketë një sasi më të madhe të vaksinës për grupet e riskut që vaksinohen falas. Për këtë është alokuar fondi nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë porosia dhe pritet që ajo të mbërrijë brenda datës 20 nëntor, në mënyrë që të nisë edhe fushata e vaksinimit për ata që e përfitojnë falas.
"Sipas rekomandimeve të OBSH-së, vaksina mund të bëhet në çdo kohë", u shpreh Bino.

Lidhur me shtamet që do të mbajë vaksina, ajo theksoi se janë të njëjtat shtame. Për vitin e ardhshëm, vaksina kundër gripit do të përmbajë edhe një shtam që është kapur nga laboratori i ISHP-së, i cili quhet A/Albania. Sipas Binos, kjo lidhet me vlerësimin dhe besueshmërinë e laboratorit të ISHP-së dhe funksionimin e sistemit të survejancës të ngritur nga departamenti i Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, në Shqipëri.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>