News

shk202019

Fruthi. OBSH: Dyfishohen rastet në botë. Më shumë se një e treta janë në Europë

Në botë është dyfishuar numri i rasteve të fruthit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vitin e kaluar ka pasur 229,000 raste, ku pikat kryesore të nxehta kanë qenë zonat e konfliktit dhe zonat e largëta e të varfra.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara vlerëson, megjithatë, se më pak se një e dhjeta e rasteve reale raportohen tek autoritetet shëndetësore; për këtë arsye, numri real për vitin e kaluar është më shumë se 2 milionë. Më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të rasteve ndodhën në Europë, ku infeksionet janë trefishuar, duke shkuar në 82,596 raste të fruthit, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Evropiane e OBSH-së. Një pjesë e mirë e infeksioneve evropiane kanë ndodhur në Ukrainë, vazhdon OBSH-ja. Këtë vit, në Azi dhe në Filipine, pikërisht këtë javë, janë regjistruar të paktën 70 vdekje (shumica prej tyre fëmijë) për shkak të një shpërthimi të fruthit.

Zonat e konfliktit dhe flukset migratore janë një sfidë e madhe për përpjekjet e vaksinimit, ashtu si dhe zonat e vendeve të varfra që janë më të vështira për t'u arritur. Megjithatë, ekspertët e OBSH-së kanë bërë thirrje që të bëhen më shumë përpjekje për vaksinimin dhe mbrojtjen e çdo fëmije.

Në fakt, fruthi mbetet një shkak i rëndësishëm i vdekjes për fëmijët në të gjithë botën. "Fruthi është një sëmundje e parandalueshme e shkaktuar nga një virus", tha Katherine O'Brien e OBSH-së. "Dhe, vaksinat janë jashtëzakonisht të sigurta dhe shumë efektive", shtoi ajo.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>