News

shk262019

Indeksi i Bloomberg-ut. Shqipëria ngjitet me 7 vende. Renditet në vendin e 43-të.

Agjencia prestigjioze amerikane Bloomberg, e cila bën rankimin e indeksit ekonomik të 169 vendeve të zhvilluara, si dhe mbulimin me shërbime shëndetësore, e ngjit Shqipërinë 7 vende më lart, për vitin 2019.

Indeksi i shëndetit, sipas Agjencisë Bloomberg e çon vendin tonë në vendin e 43-të, ndërkohë që dy vite më parë, ishte në vendin e 50-të. Tanimë, Shqipëria renditet pas Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, duke lënë pas vende si Sllovakia dhe Hungaria. Bloomberg-u, në këtë rankim, merr në konsideratë faktorë që ndikojnë në shëndetin e popullatës, si: ushqimet që konsumohen, obeziteti, jetëgjatësia, vdekja foshnjore, por edhe rreziqet që lidhen me duhanpirjen, alkolin, ndotjen e ajrit, apo edhe ndotjen e ujit, si dhe kushtet e sistemit shëndetësor. Bloomberg-u i merr të dhënat zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në vendin tonë, vihet re se ka patur një ulje të faktorëve të riskut, siç është duhanpirja pasi ka rënë numri i konsumatorëve të duhanit. Mos lejimi i konsumit të duhanit në ambiente të mbyllura ka ndikuar në reduktimin e numrit të duhanpirësve. Nga ana tjetër, është ulur vdekja foshnjore. Referuar rankimit të Bloomberg-ut, vihet re një përmirësim i shërbimeve shëndetësore ndaj popullatës.

Në vend të parë në këtë indeks renditet Spanja, e cila ka kapërcyer menjëherë 6 pozicione në klasifikim, që nga indeksi më i fundit i bërë nga kjo agjenci në vitin 2017. Në vend të dytë, gjendet vendi ynë fqinjë, Italia.

 

Alma Demiraj





Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>