News

maj32019

ISHP: 11 % e 11-19 vjeçarëve në Shqipëri, janë me hipertension

Ndonëse kambanat e alarmit kanë nisur të bien fort për brezin që po rritet, duket se ato bien në vesh të shurdhër. Në Shqipëri po rritet një brez i sëmurë fëmijësh. Mjekët konfirmojnë se sot ka 15-vjeçarë apo 11-vjeçarë me hipertension te të cilët më vonë shfaqen komplikacione jo të lehta.

"Është e çuditshme sepse na vijnë adoleshentë të moshës 15-vjeçare, me vlera tenisoni mbi 15", shprehet mjekja e familjes Sonila Mucaj, pranë Qendrës Shëndetësore nr. 3 në Tiranë.
Sipas studimit më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, 11% e grupmoshës nga 15 deri në 19 vjeç janë me hipertension. Dhe, hipertensionin në këtë moshë, mjekët e lidhin vetëm me stilin e jetesës dhe ushqimet që konsumohen. Kjo ka bërë që fëmijët të nisin me hipertension në moshën 15-vjeçare dhe më tej, të pësojnë infarkt në moshën 25-vjeçare.

"Kemi raste infarkti të të rinjve 25 vjeç. Dhe kjo, vetëm sepse kanë vuajtur nga hipertensioni për një kohë të gjatë. Fëmijët sot preferojnë më shumë fast-foodet. Po kështu, pijet energjike po shkatërrojnë shëndetin e fëmijëve", shprehet mjekja.

Aktiviteti sportiv është jo vetëm masa parandaluese, por edhe ajo çfarë u sugjerohet rasteve të reja me hipertension, pasi për të çuar në parametrat e duhur presionin arterial në moshat e reja, nuk mund të përdoren medikamente. Futboll, not, vrap apo sporte të tjera në natyrë, sugjerojnë mjekët. Mjafton të mos bëhet jetë sedentare, thonë ata, duke u kërkuar të bëjnë kujdes si fillim prindërve e më pas mësuesve nëpër shkolla, që të mos e neglizhojnë orën e edukimit fizik, duke e konsideruar si orë pushimi.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>