News

maj312019

Ligji antiduhan. Gjobë, deri në heqje licence për lokalet. Ndalohen cigaret elektronike dhe shishat/nargjilet

Ndonëse janë futur në treg si produkte novatore të duhanit dhe kanë qenë tërësisht të parregulluara me ligj, si cigarja elektronike dhe duhani me ngrohje, do të trajtohen tanimë njëlloj si duhani.

Këto janë ndryshime që pritet të propozohen në kuvend, në ligjin për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këto ndryshime ligjore do të forcojnë masat e ndërmarra deri më tani kundër duhanpirjes. Të tjera ndryshime pritet të ketë për subjekte që gjobiten disa herë. Në këto raste, shpjegojnë burime të Ministrisë së Shëndetësisë, do të ketë mbyllje të aktivitetit, pasi janë hasur raste që pasi janë gjobitur nga inspektoriati, subjektet kanë lejuar konsumin e duhanit me pretendimin se u ndëshkuan një herë. Tanimë masat do të përforcohen dhe do të ketë edhe mbyllje të aktivitetit apo heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme.

Nëse një subjekt shkel dy herë rresht brenda dy muajve ligjin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati njëvjeçar, gjobitet me 6-fishin e gjobës dhe i pezullohet aktiviteti. Ndërkohë, në ambient të mbyllur nuk do të lejohet të konsumohen cigare elektronike, shisha apo cigare me ngrohje.

Në vendin tonë raportohet se 2 në 5 meshkuj të moshës 15 vjeç e lart, konsumojnë duhan, ndërsa 1 në 17 vajza mbi 15 vjeçe e lart, janë duhanpirëse.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>