News

qer72019

Vonohet sërish lista e barnave me rimbursim. Komisioni teknik nis diskutimet për listën e re

Lista e re barnave nuk është miratuar ende për vitin 2019. Burime të Farmacist33 thonë se është mbledhur këshilli teknik i listës së Barnave për të diskutuar mbi përpilimin e listës së re, por deri kur ajo të përfundohet dhe të marrë miratimin e Këshillit të Ministrave, duket se do të duhet ende kohë.

Ndërkohë, kursi i euros vijon të bjerë çdo ditë, çka u mundëson kompanive farmaceutike të përfitojnë nga kjo luhatje e çmimit të euros kundrejt lekut. Lista e një viti më parë u miratua dy vjet me vonesë, duke i krijuar buxhetit të shtetit një dëm prej afro 730 milionë lekësh, të cilat kompanitë farmaceutike i përfituan vetëm për shkak të rënies së euros. Burime të Farmacist33 thonë se në listën e këtij viti do të përfshihen  barna të reja shtesë, por ata janë skeptikë kur flasin për shtim të fondeve të listës së barnave me rimbursim.

Një vit më parë u ndoq një praktikë e tillë: për të mos shpenzuar shumë para nga fondi i rimbursimit, nisën të bëheshin kufizime në përdorim për disa barna të kushtueshme. Kjo bëri që shumë pacientë të cilët kishin mbi dy vite që përdornin barna të caktuara, të dilnin jashtë skemës së rimbursimit.
Si rregull, duhet që shefat e shërbimeve në QSUT të sugjerojnë medikamente të reja për t'u futur në listë, duke u bazuar në nevojat e pacientëve. Lista e re e barnave një vit më parë ka hyrë në fuqi në qershor, ndonëse ishte miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në 25 prill. Kjo e këtij viti, duket se nuk është hartuar ende, për të kaluar për miratim në mbledhjen e qeverisë.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>