News

qer112019

Obeziteti në Shqipëri. 1 në 5 fëmijë të moshës 8-9 vjeç, janë obezë

Ashtu sikurse në të gjithë Mesdheun, edhe fëmijët shqiptarë vuajnë nga obeziteti. Brezi që po rritet po ushqehet keq. Një në 5 fëmijë të moshës 8-9 vjeç, është obez. Alarmi vjen nga specialistët e shëndetit publik pas një studimi të kryer te fëmijët në 10-vjeçarin e parë të jetës. Ekspertët thonë se obeziteti është kthyer në pandemi në mbarë botën, ndaj rekomandojnë masa urgjente për mirëushqyerjen e fëmijëve.

"Ndërhyrja që duhet bërë në ushqyerjen e fëmijëve është nevojë imediate. Duhet ndryshuar mënyra e jetesës, ndaj duhet punuar shumë me prindërit. Por, edhe mjediset shkollore kanë rolin e tyre në edukimin e fëmijëve, si për ushqyerjen, ashtu edhe për nxitjen e aktiviteteve fizike", thekson Genc Burazeri, nëndrejtori i ISHP-së.

Sipas raportit të ISHP-së, me obezitetin janë të lidhura shumë sëmundje, si: diabeti, hipertensioni, problemet me veshkat, problemet kardiake e të tjera.

Pak kohë më parë, Ministria e Shëndetësisë hodhi një hap për ndryshimin e menyve të ushqimit në çerdhe dhe në kopshte. Studimi i fundit demografik dhe shëndetësor ka nxjerrë në pah një përmirësim të ushqyerjes te fëmijët e grupmoshës 0-5 vjeç, megjithatë ka ende probleme me peshën e tyre. 11% e të miturve rezulton se janë më të shkurtër për moshën që kanë, për shkak të nënushqyerjes dhe 2%, janë më të dobët, për gjatësinë që kanë.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>