News

qer182019

Agjencia e Barnave gjobit me 56 milionë lekë (të reja) CFO Pharma-n

56 milionë lekë është gjoba që Agjencia e Barnave i ka faturuar Kompanisë CFO Pharma për tregtimin e barit soludamin, kundrejt një çmimi abuziv, gati 18 herë më shumë sesa çmimi që kishte përcaktuar komisioni i çmimit të barnave. Çmimi i përcaktuar ishte 74 lekë, ndërsa CFO Pharma e tregtonte atë me 1345 lekë, duke falsifikuar pullën e Agjencisë.
 
Burime nga Agjencia e Barnave, konfirmojnë për Farmacist33 se gjoba i është nisur me postë në adresë kompanisë CFO Pharma, pasi ekipi i punës pranë Agjencisë së Barnave bëri përllogaritjet e të gjitha faturave hyrëse dhe dalëse të CFO Pharma-s në lidhje me soludaminën, që ua ka shitur depove farmaceutike deri te farmacitë.

Pak më herët, pasi investigoi në tregun farmaceutik, Agjencia e Barnave nëpërmjet një deklarate kishte qartësuar se falsifikimi i pullës së barit, si dhe ndryshimi i çmimit, penalizohet me gjobë sa 10-fishi i përfitimit abuziv, bazuar kjo në ligjin e barnave. Bazuar në vlerën e gjobës, përllogaritet se nga shitja e soludaminës me çmimin 18 herë më shumë sesa ishte miratuar nga komisioni i çmimit të barnave, kompania CFO Pharma u ka vjedhur xhepave të shtetasve shqiptarë 5.6 milionë lekë, pa llogaritur këtu fitimin me çmimin e miratuar të barit.

Por, përveç kësaj gjobe në vlerën e 56 milionë lekëve, kreu i CFO Pharma-s pritet të përballet edhe me drejtësinë, pasi falsifikimi i pullës së barit konsiderohet shkelje penale.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>