News

kor122019

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë: Të paguhet zgjatja e orëve të punës në qendrat shëndetësore

Shqetësimit të mjekëve të qendrave shëndetësore për zgjatjen e orarit të punës gjatë turnit të dytë, deri në orën 20.50, i është përgjigjur Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, e cila thotë se nëse do të ketë shtim të orëve të punës, Ministria e Shëndetësisë do t'i paguajë.

Por, kur bëhet fjalë për plotësim të 40 orëve të punës në javë, atëherë respektohet kodi i punës, sqaron Sekretari i Federatës së Shëndetësisë, Petrit Frangu për Doktor33, duke theksuar se kanë zhvilluar bisedime me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me shqetësimin e mjekëve.
Por, Frangu, edhe zgjatjen e orarit e shikon me shqetësim pasi sipas tij nuk mund të qëndrojë në punë një mjek nëpër qendra shëndetësore deri në orën 21, sidomos nëpër fshatra, ku mungon infrastruktura e sidomos në stinën e dimrit. Frangu e argumenton këtë me mungesën e kushteve të punë për mjekun dhe sigurinë e tij.

Shtimi i orarit të punës për mjekët e të gjitha qendrave shëndetësore u bë në fund të qershorit, nëpërmjet një urdhri të brendshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Shkrimin, mund ta lexoni këtu.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>