News

gus72019

Agjencia e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore ka mbetur në vitin 2007

tags: OTC, AKBPM

Për të pasur një aktivitet sa më transparent, çdo institucion publik e ka tanimë të detyrueshme që të ketë faqen e tij web. Kjo, si një mënyrë e thjeshtë që publiku të ketë qasje ndaj çdo informacioni, por edhe që palët e interesuara të njihen me çdo të re që u vlen në punën e përditshme.

Por, Agjencia e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore, duke shkelur të drejtën për informim, duket se nuk i kushton rëndësi këtij fakti. Farmacist33.al u logua në websitin e saj dhe në seksionin "Publikime" pa që informacioni nuk është rifreskuar që nga viti 2007, kur Ministria e Shëndetësisë drejtohej nga Maksim Cikuli.

Bëhet fjalë për Listën e Barnave pa Recetë që tregtohen në vendin tonë. Ky informacion është i vlefshëm për çdo farmaci që ushtron aktivitetin e saj në territorin e vendit tonë, të cilat kjo agjenci i kontrollon. Por, kur Agjencia ka ende listën e vjetër të barnave, lind pyetja: si i kontrollon ajo farmacitë?

A është në dijeni Agjencia e Barnave se vetëm një vit më parë u miratua lista e re e barnave që shiten pa recetë në vendin tonë, apo siç njihet nga subjektet farmaceutike: barnat OTC? Kjo listë përmban 813 barna të tilla, të cilat janë tableta dhe shurupe. E, nëse Agjencia e Barnave nuk e disponon listën e re të barnave OTC 2018, le të klikojë në faqen Farmacist33.al për këtë informacion (linku) si edhe informacione të tjera të vlefshme, në sektorin farmaceutik.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>