News

sht102019

Receta e barnave për sëmundjet kronike tani lëshohet vetëm 2 herë në vit nga mjeku

Mjekët e familjes, që nga e hëna e 2 shtatorit, nuk lëshojnë më recetë me barna për pacientët me sëmundje kronike një herë në dy muaj, por me afat 6-mujor. Kjo pritet të lehtësojë shumë një numër të madh pacientësh të cilët çdo dy muaj duhej të paraqiteshin te dera e mjekut të familjes duke krijuar radhë të gjata.

Nga ana tjetër, kjo pritet të lehtësojë edhe punën e mjekut, për t'i dhënë atij më shumë kohë që ta shfrytëzojë në rifreskimin e njohurive, duke lexuar mbi të rejat e shkencës për sëmundje të ndryshme. Burime të Doktor33 thonë se ndonëse receta ka afat 6-mujor, pacienti mund t'i tërheqë barnat çdo dy muaj në farmaci, pasi farmacistit i kalon receta elektronikisht.

Në Shqipëri janë gjithsej 420 mijë pacientë me sëmundje kronike, që përfitojnë barna me rimbursim. Pothuajse 70% e tyre, rreth 290 mijë, kanë të njëjtën terapi për gati 12 muaj. Tanimë, këta pacientë duhet të paraqiten vetëm dy herë në vit te mjeku i familjes për të marrë barnat e tyre, të cilat mund t'i tërheqin çdo dy muaj në farmaci.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>