News

sht132019

Thyen rregullat e tregut farmaceutik. Merret i pandehur kreu i CFO Pharma Nadir Causholli

Mashtrimi me çmimin e medikamentit Soludamin i cili u shit disa fish më shumë sesa çmimi që ishte miratuar nga Agjencia e Barnave, mund të dënojë penalisht kreun e CFO Pharma-s, Nadir Causholli.

Pas plotësimit të dosjes nga prokuroria në lidhje me këtë mashtrim, Causholli është thirrur në polici ku i është komunikuar dhe akuza për mashtrim. Sipas akuzave të ngritura nga prokurori Kreshnik Ajazi, i cili po ndjek këtë çështje, Causholli është marrë i pandehur pasi akuzohet për tre vepra penale: mashtrim i përsëritur më shumë se një herë, manipulim i tregut farmaceutik dhe falsifikim i pullave të barnave.
Kujtojmë se bari soludamin ishte miratuar të shitej në çmimin 74 lekë dhe po kështu, në pullë duhet të kishte këtë çmim. Por, ky bar është hedhur nga CFO Pharma në tregun farmaceutik me një tjetër pullë, me çmimin 1300 lekë, pra, ndryshe nga sa ishte miratuar prej Agjencisë së Barnave, e cila rregullon tregun e barnave në Shqipëri.

Menjëherë pas denoncimit në media, ky institucion ngriti grupin e punës për të kontrolluar tregun, ku gjeti një sasi të konsiderueshme të Soludaminës, e cila tregtohej në mënyrë abuzive. Për këtë, Agjencia e Barnave ndëshkoi me gjobë prej 56 milionë lekësh kompaninë farmaceutike CFO Pharma, gjobë e cila përkthehet sa dhjetëfishi i fitimit që ka pasur kompania për shkak të shitjes së barit me çmimin abuziv.

Causholli e kishte konsideruar këtë abuzim me pullën, si një gabim njerëzor, duke ia faturuar atë punonjësit të kompanisë që sipas tij, kryen këtë funksion dhe që kishte ngatërruar pullën. Tanimë, pritet që çështja e Soludaminës, t'i kalojë gjykatës.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>