News

tet42019

Kanceri i gjirit në Shqipëri. Mbi 700 raste të reja në vit. Ulet vdekshmëria

Instituti i Shëndetit Publik raporton se nga të dhënat e grumbulluara në të gjithë vendin, numërohen mbi 700 raste të reja me kancer të gjirit. Sipas të dhënave të përpunuara, 50 për çdo 100 mijë gra preken në një vit nga kanceri i gjirit, i cili ashtu si edhe në vende të tjera, është kanceri më i shpeshtë që haset në popullatë.

Alban Ylli, shef i departamentit të sëmundjeve kronike në ISHP, thekson se kjo rritje e numrit vjen edhe si pasojë e rritjes së diagnostikimit. "Nga njëra anë, kemi gra që janë ndërgjegjësuar për të bërë kontrollet e gjirit dhe nga ana tjetër, kemi ulur vdekshmërinë për shkak të kancerit të gjirit. Ne përllogarisim që 16 për 100 mijë gra e humbin jetën për shkak të kancerit të gjirit", shprehet dr. Alban Ylli.

Në Spitalin Onkologjik, gjatë muajit rozë, siç edhe cilësohet muaji tetor, ofrohen mamografi falas për të gjitha gratë dhe vajzat që duan të bëjnë ekzaminime të gjirit. Sipas mjekëve onkologë, kontrollet e gjirit duhet të nisin mbi moshën 20-vjeçare, po gjithmonë pasi kanë bërë më parë një vizitë te mjeku specialist i cili i udhëzon gratë se si të bëjnë edhe vetekzaminime.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>